BE: Zero tolerancë për vozitjen nën ndikim të alkoolit

    Propozimi i ri i Parlamentit Europian, qëllimi i të cilit është të përmirësojë sigurinë në rrugë, bën thirrje për miratimin e një tolerance zero për ata që ulen pas timonit në një gjendje alkoolike.

    Nëse ky propozim miratohet, do të thotë që shoferët në Bashkimin Europian nuk duhet të kenë alkool në gjakun e tyre në testin e alkoolit.

    Ekspertët, si dhe publiku, po debatojnë prej vitesh nëse toleranca zero për alkoolin duhet të zbatohet për shoferët, dhe as shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një pozicion të harmonizuar as për këtë çështje.

    Në propozimin e fundit, eurodeputetët këmbëngulin në zero tolerancë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, duke theksuar se alkooli ishte i pranishëm në rreth 25% të të gjitha vdekjeve në rrugët e BE-së. 

    Lajmi Paraprak

    Migrimi do jetë së shpejti sfida më e madhe klimatike e kohës sonë

    Lajmi i rradhës

    Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë