Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

    Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në rritje në Rusi.

    Murator e ka ndarë këtë çmim, bashkë me gazetaren filipino-amerikane, Maria Ressa.

    Në muajt e fundit, një numër i gazetarëve të mirënjohur hulumtues janë përballur me sulme të Qeverisë ruse dhe disa media janë mbyllur.

    Disa gazetarë kanë ikur nga vendi.

    “Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Aleksei Venediktov, kryeredaktor në radion Ekho Moskvy në një intervistë për Shërbim rus të Radios Evropa e Lirë.

    Radioja Ekho Moskvy ka qenë një nga mediumet e para ruse që është shënjestruar nën Ligjin kontrovers “për agjentë të huaj”.

    Venediktor ka sugjeruar se ndikimi i çmimit mund të arrijë edhe përtej gazetës Novaya.

    “Është një sukeses i madh për të gjithë ne. Është po ashtu i rëndësishëm për lirinë e shprehjes”.

    Muratov është bashkëthemelues i gazetës Novaya dhe ka qenë në pozitën e kryeredaktorit nga viti 1995, përveç një pushimi në periudhën 2017-19.

    Gazeta e respektuar është krijuar me paratë që ka fituar ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev më 1990, kur ka fituar Çmimi Nobel për Paqe.

    Gazeta ka fituar reputacion ndërkombëtar për raportimin e korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, sidomos në Çeçeni, dhe vazhdon të jetë shembull i mbijetimit nga rreziqet me të cilat përballen rusët që sfidojnë narrativat shtetërore.

    Gjashtë gazetarë dhe kontribues – Igor Domnikov (2000), Yury Shchekochikhin (2003), Anna Politkovskaya (2006), Anastasia Baburova (2009), Stanislav Markelov (2009), dhe Natalya Estimirova (2009) – janë vrarë në sulmet që gazeta dhe aktivistë për të drejta të njeriut thonë se janë ndëshkim për gazetarinë e tyre.

    Muratov ka përmendur kolegët e tij të vrarë kur ka pranuar çmimin, pa harruar edhe presionin aktual ndaj gazetarëve rusë.

    Lajmi Paraprak

    BE: Zero tolerancë për vozitjen nën ndikim të alkoolit

    Lajmi i rradhës

    A do ta kërcënojë korrupsioni rimëkëmbjen ekonomike të Europës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë