Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar zyrtarisht sot planet kombëtare të rimëkëmbjes postCOVID-19 të 12 vendeve, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Francën dhe Italinë.
Ky miratim, që konfirmon një mendim të shprehur tashmë nga Komisioni Europian, shënon fillimin konkret të programit europian prej 672 miliardë eurosh në grante dhe hua, që synojnë të financojnë projekte të së ardhmes, veçanërisht në tranzicionin digjital dhe klimatik, për të forcuar ekonominë pas pandemisë.
“Ky është fillimi i vërtetë i planit të rimëkëmbjes së BE-së”, tha eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, para një takimi të ministrave europianë të Financave në Bruksel.
Ai specifikoi se 12 vendet e interesuara do të merrnin “në javët e ardhshme” një depozitë që përfaqësonte 13% të shumave totale të premtuara atyre, pas disa formaliteteve administrative, të tilla si nënshkrimi i marrëveshjeve të financimit.
Lista e përfituesve të parë përfshin gjithashtu Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Greqinë, Letoninë, Luksemburgun, Poloninë dhe Sllovakinë.