Turma e dhunshme në Wembley: Babai i Maguires pëson thyerje të brinjëve nga tifozët (Video)

    Harry Maguire ka zbuluar se babai i tij ka pësuar thyerje të brinjëve gjatë skenave të shëmtuara që u shfaqën në finalen e Euro 2020.

    Finalja mes Anglisë dhe Italisë prodhoi disa skena të dhunshme para finales, me tifozët që tentonin të futeshin me dhunë në stadium, abuzim seksual ndajë një femre dhe sulm ndaj përkrahësve të Azzurëve.

    Aktualisht ka thirrje që tifozëve të Anglisë tu ndalohet shkuarja në Katar, aty ku do të mbahet Kupa e Botës në fund të vitit të ardhshëm.

    Maguire ka zbuluar se nga tifozët e dhunshëm, babai i tij ka pësuar thyerje të brinjëve, e që ai aktualisht është 56-vjeçar.

    “Ishte diçka e frikshme”, ka thënë anëtari i Manchester United në një intervistë për The Sun.

    “Nuk ishte një eksperiencë e mirë, e ka tronditur atë. Ishte një moment me fat që nuk e kishte nipin tim me vete, pasi në çdo ndeshje e merr me vete. Jam falënderues që nuk ishte në atë moment, pasi do të kishte ndodhur diçka serioze”.

    “Babai im ishte shkelur. Unë nuk kam folur shumë me të, por jam i kënaqur që fëmijët e mi nuk shkuan në lojë”.

    “Ishte e frikshme – ai tha se ishte i frikësuar dhe nuk dua që dikush ta përjetojë atë në një ndeshje futbolli”.

    “Unë kam parë shumë video dhe kam folur me babanë dhe familjen time. Ishte babai dhe agjenti im që vuajtën më shumë”.

    “Shpresoj se mund të mësojmë nga kjo dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më”, ka shtuar më tej Maguire.

    Federata e Futbollit të Anglisë ka filluar të merret me rastin dhe ka njoftuar se personat përgjegjës që kanë bërë edhe fyerje raciste ndaj lojtarëve, do të ndëshkohen. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Këta janë kandidatët e LSDM-së për kryetar komunash në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    BE zyrtarizon planet stimuluese për 12 vende

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë