Bekteshi: Alternativa ndan vlera të njëjta me BDI-në

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se për Bashkimin Demokratik për Integrim, Alternativa është e mirëseardhur në Qeveri. Bekteshi thotë se Alternativa ndan vlera të njëjta me BDI-në dhe LSDM-në.

    “Rreth vendimit të Alternativës edhe më parë Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thënë qëndrimin e vetë se janë më tepër se të mirëseardhur, posaçërisht parti politike që i ndajnë vlerat e njëjta edhe me BDI-në edhe me LSDM-në, integrimin e vendit tonë në BE, ballafaqim me krizën energjetike dhe shëndetësore dhe së bashku deri në 2024 të realizojmë programin për zhvillimin ekonomik të qeverisë”, deklaroi Bekteshi.

    I pyetur se nga cilët resorë do të heq dorë BDI, me qëllim që Alternativa të bëhet pjesë e pushtetit, Bekteshi tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është i informuar dhe se kryeministri Zaev do të shpalos marrëveshjen me Alternativën.

    “Mendoj se për një orë kryetari i Qeverisë dhe kryetari i Alternativës do të zbardhin marrëveshjen e arritur. z.Ahmeti është plotësisht i informuar me bisedimet, me resorët se si do të ndahen mes partnerëve të koalicionit. Për BDI-në është e rëndësishme të realizohen investimet kapitale, të marrim datë për fillimin e negociatave dhe gjithsesi të rrisim standartin e jetesës për qytetarët”, tha mes tjerash Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Mos marrja e datës e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Mandela: Mësimi nga babai që nuk e harrova kurrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë