Bekteshi: Borxhin e BEG-ut ndaj shtetit do ta paguajë vetë kompania

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shpreh keqardhjen që Qyteti i Shkupit nga tetori nuk ka kapacitet t’i ngrohë qytetarët e Shkupit, ndonëse në qytet ka tre vite që ekziston një kompani që mund ta kryejë këtë aktivitet.

    Pas deklaratës së kryetares së Shkupit Danella Arsovska se buxheti nuk parasheh financa për menaxhimin e ngrohjes, Bekteshi thotë se pret që rregullatori t’i heq licencaën BEG-ut, pas çka përmes tenderit do të kërkohet një kompani private që do të menaxhojë me ngrohjen. Nëse nuk ka kompani private të interesuar, puna e BEG-ut do të shkojë në duart e EMV-së. Borxhet e BEG-ut ndaj shtetit në asnjë rast nuk do të jenë barë e qytetarëve, thotë Bekteshi.

    “Si e para, më vjen keq që Qyteti i Shkupit tashmë ka formuar kompani të tillë- BES, ku ka edhe të punësuar në këtë kompani e cila duhet të merret me këtë çështje, në mënyrë shtesë me Ligjin për veprimtari komunale është obligim i qytetit të Shkupit ku ka rrjet për ngrohje, pra është obligim i qytetit. Nuk kam informacione se BEG ka aq borxhe ndaj shtetit, nëse i ka, do t’i paguajë sepse është obligim i tyre ligjor dhe duhet ta bëj, nëse jo, ka ligje dhe sipas ligjeve do të veprojnë institucionet përkatëse”, deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

    BEG për këtë vit ka raportuar 60 milionë euro shpenzime në Komisionin Rregullator të Energjetikës, por nuk dihet se sa është shuma e borxhit të kompanisë ndaj shtetit. Në vitin 2018, ish-kryetari i Shkupit Petre Shilegov formoi kompaninë Sistemi Energjetik i Qytetit dhe ideja ishte që qyteti të ketë ngrohje dhe gazifikim. SEQ ka dorëzuar kërkesë për licencë në Komisionin Rregullator të Energjetikës, por atëherë nuk e ka marrë. Kryetarja aktuale e Shkupit Danela Arsovak sot nuk është përgjigjur nëse do ta pranojë ftesën e Bekteshit për bisedime dhe nëse ka hapësirë për ndryshimin e vendimit.

    Lajmi Paraprak

    Negociatat për një kod të ri zgjedhor, nuk kanë filluar akoma

    Lajmi i rradhës

    Prej ditësh deponia e Bukovës po përhap tym dhe erë të keqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë