Bekteshi: Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se nga sot deri më 20 mars Qeveria ka ndaluar eksportin e disa drithërave dhe produkteve tjera. Bekteshi tha se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor.

    “Grurë dhe thekër, elb, misër, miell nga gruri dhe thekuri, farë luledielli, vaj nga fara e lulediellit. Duke marrë parasysh invazionin e Rusisë në Ukrainë dhe reperkusionet që në një situatë të këtillë janë jo vetëm për tregjet evropiane, por edhe ato botërore, mund të them se tani jetojmë në një nga krizat më të mëdha ekonomike botërore”, tha mes tjerash Bekteshi.

    Bekteshi tha se kërkesa për ndalimin e eksporteve për këto produkte është kërkesë e Ministrisë së Bujqësisë.

    “Si rezultat i pritjeve se do të ndodhin çrregullime serioze për shkak të mungesës së mallrave që janë të domosdoshme për prodhimin, përpunimin dhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve, Ministria e Ekonomisë në përputhje me Ligjin për Tregti i propozoi Qeverisë që të bëhet pikërisht kufizimi i eksportit të produkteve të caktuara, me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë”, tha Bekteshi.

    -Nëse paraqitet nevoja, shteti është i gatshëm të plotësojë rezervat e mallarave, por për momentin nuk ka nevojë për këtë, kështu deklaroi fillimisht sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi siguroi se shteti ka rezerva të mjaftueshme të drithrave.

    “Dua të përsëris edhe një herë dhe t’u garantoj qytetarëve se rrezerva shtetërore të mallrave janë më se të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit për të mbuluar nevojat vendore. Mullinjtë apo kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë tonelata grurë, mbi 10 mijë tonelata misër dhe mbi 8 mijë tonelata elb për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonelata në vitin 2017, në 253 mijë tonelata në vitin 2021”, deklaroi Bekteshi.

    Bekteshi apeloi tek qytetarët që të mos bien preh e spekulimeve.

    “Qytetarët të mos bien preh e asnjëlloj spekulimi, të mos shqetësohen, për shkak se ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tregut vendor”, tha Bekteshi./tv21/

    Lajmi Paraprak

    A funksionojnë dietat e lëngshme?

    Lajmi i rradhës

    Shtetasit e RMV-së pa certifikatë të Covid-19 për të hyrë në Mal të Zi dhe Irlandë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë