Bekteshi: Nga një janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në veprimtarinë e tregtisë

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me fillim prej 1 Janarit të vitit 2022 do të ketë 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në tregti.

    “Nga 1 janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në veprimtarinë e tregtisë!

    Nga 1 janari 2022, të gjithë punonjësit që merren me tregti do të kenë mëditje 100 për qind më të lartë.

    Sipas ndryshimeve të Ligjit për tregtinë që u miratuan në Kuvend, duke filluar nga 1 janari 2022, të punësuarit në qendrat tregtare, shitësit brenda pikave të karburantit, tregtarët me pakicë me një të punësuar, të cilët do të punojë të dielën, do të marrin dyfishin e pagës ditore, përkatësisht mëditjen e rritur për 100%.

    Këta tregtarë do të duhet të paguajnë edhe shtesë prej 2% të fitimit të realizuar në qendrat tregtare gjatë vitit paraprak për punën gjatë të dielave dhe festave, kurse mjetet do të përdoren për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë”, ka shkruar Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të partisë Oliver Spasovski

    Lajmi i rradhës

    Italia drejt njohjes së pensioneve të shqiptarëve | Rama: Parlamenti Italian fillon procedurat në 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë