Belgjika fut Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta

    Një listë e re e vendeve të sigurta të origjinës e publikuar nga Belgjika e ka vënë Shqipërinë në këtë hartë. Lista ka efekt mbi procedurën e ankimimit në Këshillin për Çështjet e Ligjeve për të Huajt ose e njohur si praktika për azilantët.

    Për Belgjikën, vendi i origjinës mund të konsiderohet i sigurt nëse në përgjithësi dhe vazhdimisht nuk ka persekutim ose rrezik për të pësuar dëme serioze. Për përcaktimin e sigurisë së një vendi, merren parasysh gjendja ligjore, zbatimi i ligjit dhe kushtet e përgjithshme politike në vend.

    Ndërsa vendimi është marrë në prill, fillimi i korrikut ka shënuar hyrjen në fuqi pa botimit në Gazetën Zyrtare të Belgjikës.

    Bashkë me Shqipërinë vende të sigurta të origjinës konsiderohen edhe, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe India.

    Kjo listë rishikohet të paktën një herë në vit dhe mund të përditësohet në bazë të situatës më të fundit në vend.

    Për qytetarët e një vendi që figuron në listën e vendeve të sigurta të origjinës, vlen prezumimi se mbrojtja ndërkombëtare nuk është e nevojshme. Prandaj, azilkërkuesit nga ato vende duhet të paraqesin artikuj që tregojnë qartë se në rastin e tyre, vendi i tyre nuk mund të konsiderohet i sigurt.

    Si rezultat, barra e provës i mbetet azilkërkuesit.

    Lajmi Paraprak

    “Ta q** nënën, ki me bë qysh të them unë, kam me të mbytë” – profesori nga Lipjani rrahu gruan pasi nuk i gatoi pite me spinaq

    Lajmi i rradhës

    Mënyra më e mirë se si t’ju zhduken ënjtja dhe skuqja nga pickimi i mushkonjës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë