Beqiri me karrocën e tij punon gati 30 vite, kriza ka ndikuar që të mos arrijë ta nxjerrë kafshatën e gojës

    Edhe sot karroca e tij ishte e zbrazët, sikurse shumicën e ditëve gjatë javës.  I ulur në një cep, Fuat Beqiri, kalon ditën në pritje që dikush ta angazhojë për të transportuar produktet e blera nga tregu deri te makina e parkuar.

    Por për shkak të çmimeve të larta, qytetarët kanë shkurtuar listën e blerjeve dhe shumë pak prej tyre kanë nevojë për këtë shërbim, prandaj të ardhurat ditore të Beqirit prej rreth 2000 denarë që ishin dikur, sot mezi arrijnë në 400 denarë.

    “Barti mall, me karrocë, me domate, çaj, më thirrin myshterinjtë, 100 denarë fitim, asgjë…Tash blejnë rrallë ndonjëherë, më shumë nuk marrin… Tash valla më dobët, më dobët…..Sot asnjë denarë, as një denarë skam bërë sot”, tha Fuat Beqiri, punëtor krahu.

    – Tjera ditë gjatë javës?

    “200 denarë, 300, 400”, u shpreh Beqiri.

    Beqiri thotë se me karrocën e tij punon tanimë 30 vite, ndërsa shërbim të njëjtë ofron edhe vëllai i tij. Për shkak të krizës ekonomike, vitet e fundit ata mezi arrijë të nxjerrin kafshatën e gojës.

    “Me vëllaun jetoj, 4 vetë jemi, idare mezi që bëhem, katastrof është puna. Shumë dobët”, u shpreh Fuat Beqiri, punëtor krahu.

    Qytetarët thonë se mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet elementare, nuk mund të paguajnë shtesë edhe për këtë shërbim, por mbi të gjitha, ata nënvizojnë se kanë shkurtuar listën dhe sasinë e blerjeve.

    “Shihet se çmimet janë më të larta, gjithmonë e më lartë shkojnë me çmimet, assesi të stabilizohen….Më pak blejmë tash, për çfarëdo rasti, pasi që jam pensionist, e dini se pensionet nuk janë rritur, çmimet janë rritur, tani normalisht tani blejmë me sasi më të vogla, nuk mund të blihet gjithçka që më herët e kemi blerë. ”

    “Shihet qartë se çmimet shkojnë vetëm duke u rritur, asgjë nuk ka ndër 40, 60, deri në 100 denarë, varësisht prej kualitetit. Gjithçka është shtrenjtuar përveç pagave dhe pensioneve”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Më herët më lirë ishte, tani është dyfish më shtrenjtë”, tha një qytetar.

    Kriza ekonomike ka prekur pothuajse të gjitha shtresat e qytetarëve. Përveç blerësve të cilët ankohen se çmimet janë shumë të larta, edhe shitësit thonë se shitja është ulur dukshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Më gjej” / RMV me nismë për gjetjen e fëmijëve të zhdukur

    Lajmi i rradhës

    Salloneve të dasmave në Dibër mund t’u vendoset taksë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë