Salloneve të dasmave në Dibër mund t’u vendoset taksë

    Një ndër preokupimet të pushtetit vendor në Dibër janë rritja e nivelit të grumbullimit të taksave, por njëkohësisht edhe vendosjen të taksave në ato sfera ku deri tani nuk kanë qenë prezent. Me projekte të ndryshme sipas udhëheqësisë të pushtetit vendor e sidomos me përkrahje të USAID-it është mundësuar që të rritet grumbullimi i mjeteve nga taksat, por tentohen të gjen edhe burime të tjera me qëllim që buxheti lokal të jetë më i fuqishëm.

    Në seancën e Këshillit të komunës Dibër mes tjerëve është ngritur edhe kërkesa që taksa të paguajnë edhe sallonet e dasmave dhe muzicientët, por edhe vendosjen e taksës turistike për hotelet. Gjatë sezonit verorë Dibra dhe rrethina e saj janë vend ku realizohen shumë dasma dhe për to paguhen shuma shumë të majme.

    Këshilltarët japin një kontribut të veçantë në propozimin se si pushteti vendor të rrit buxhetin lokal. Para disa kohëve një numër i këshilltarëve kërkoi që të shihet vendosja e taksave për mbi 200 garazhe të cilët i kanë ndërtuar dibranët, por nuk paguajnë taksa komunale. Tani është ngritur çështja e vendosjes të taksave për sallonet e dasmave, por edhe muzicinetët të cilët gjatë sezonit veror “korrin” para të mëdha.

    Këshilltarja Etlira Lata, theksoi se në aspektin ligjor taksat duhet të paguajnë edhe restorantet ku mbahen dasmat. Poashtu, sipas saj duhet të shihet edhe mundësia që hotelet të paguajnë edhe taksën turistike. Vlerësimi i saj është se duhet të gjenden të gjithë mënyrat ligjore për të grumbulluar sa më shumë mjete në buxhetin komunal. Në këtë drejtim kërkesa dhanë edhe disa këshilltar të tjerë të cilët potencuan se përse të mos paguajnë ansamblet dhe këngëtarët taksat të cilët kanë obligim të paguajnë. Në këtë drejtim përkrahje debatit i dha edhe kryetari i komunës Hekuran Duka i cili potencoi se do të shihen të gjithë mënyrat ligjore për vendosjen e taksave.

    “Me projektin të USAID, administrata komunale në Dibër dukshëm ka rritur grumbullimin e mjeteve nga taksat. Këshilltarët kanë të drejt dhe duhet gjithmonë së bashku me ne të gjejnë mënyra dhe mundësi ligjor për të rrit nivelin e buxhetit lokal. Për çdo vendosje të taksave duhet t’i shohim aspektet ligjore. Prandaj edhe këta kërkesa janë të mirëseardhura dhe ata që kanë përkrahje ligjore do t’i zbatojnë”, tha Duka.

    Kur është në pyetje vendosja e taksës turistike sipas sqarimeve që jep sektori për çështje ekonomike dhe buxhetore, në nivel komunal ata mjete sigurohen nga Ministria përkatëse dhe një pjesë arrin dhe në buxhetin lokal. Por, sipas burimit të njëjtë ata bujtina dhe hotele të cilat nuk janë të regjistruar nuk bëjnë pagesë dhe ky problem duhet me u pa. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Beqiri me karrocën e tij punon gati 30 vite, kriza ka ndikuar që të mos arrijë ta nxjerrë kafshatën e gojës

    Lajmi i rradhës

    KOMISIONI EUROPIAN I JEP NOTË TË DOBËT RMV PËR EKONOMINË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë