Bëri shaka me Holokaustin, shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

    Drejtori i shfaqjes së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike është shkarkuar, një ditë para se të mbahet kjo ngjarje.

    Së fundi janë përhapur pamjet e Kentaro Kobayashi të vitit 1990 në të cilën ai shfaqet duke bërë shaka me Holokaustin, transmeton KultPlus.

    Shefi Olimpik i Japonisë Seiko Hashimoto tha se videoja përqesh “faktet e dhimbshme të historisë”. Shkarkimi i Kobayashi është i fundit në një varg skandalesh që goditën Lojërat Olimpike. Që nga fillimi i vitit, janë sharkuar tre persona.

    Në fillim të kësaj jave, një kompozitor u largua nga ekipi pasi doli se ai kishte ngacmuar shokët e klasës me aftësi të kufizuara në shkollë. Në mars, shefi krijues i Olimpiadës, Hiroshi Sasaki u shkarkua pasi sugjeroi që komediani i njohur, Naomi Watanabe mund të paraqitej si një “Olimpig”. Më pas ai kërkoi falje.

    Në shkurt, Yoshiro Mori u detyrua të heqë dorë nga posti i kryetarit të komitetit organizues pasi bëri vërejtje për gratë që u kritikuan si “të papërshtatshme”. Z. Mori citohet të ketë thënë se gratë flisnin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve do të “merrnin shumë kohë” Skandali i fundit sheh ish-aktorin e humorit z. Kobayashi të kritikohet ashpër për një skicë që ai interpretoi 23 vjet më parë, në të cilën ai dhe një tjetër humorist pretenduan të ishin argëtuesit e fëmijëve. Në skicë z. Kobayashi i drejtohet kolegut të tij, duke iu referuar disa kukullave prej letre, duke thënë se ato janë “ato nga ajo kohë që ju thatë ‘le të luajmë Holokaustin”, sipas agjensisë së lajmeve AFP. “Çdo person, sado krijues, nuk ka të drejtë të tallet me viktimat e gjenocidit nazist,” tha Rabini Abraham Cooper, nga trupi kërkimor i Holokaustit me qendër në SH.B.A. Simon Wiesenthal Center.

    Lajmi Paraprak

    Pezullohet vendimi për taksën 5 euro për veturat

    Lajmi i rradhës

    Regjistrimi i popullsisë në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në të drejtat bashkësive etnike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë