Besimi në BE me “dylbi” të ndryshme

    Qendra për strategji evropiane “Eurothink”, ka realizuar hulumtimin i cili tashmë është bërë traditë eurometrin. Ky hulumtim përmban disa tema si demokracia në vend, marrëdhëniet me BE-në, politikën e jashtme, besimin në institucione, BE-ja dhe qytetarët.

    Sa i përket demokracisë në vend, përshtypja e qytetarëve për dallim nga viti i kaluar, ka rënie nga 61 për qind në 56 për qind, derisa nëse e krahasojmë me vitin 2015 përshtypja e qytetarëve për demokracinë në vend ishte 45 për qind.

    Derisa përshtypja e qytetarëve se sa kishte qenë punë e mirë anëtarësimi i vendit në BE është 52 për qind. Këtu kemi rritje të përshtypjes së mirë ndaj BE-së për dallim nga viti i kaluar ku kishim një rënie drastike në 49 për qind nga rreth 71 për qind në vitin 2021.

    Sa i përket ndarjes në vija etnike kemi një dallim tepër të dukshëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sa i përket besimit dhe anëtarësimit të vendit në BE. Nga të anketuarit shqiptar 90 për qind janë shprehur se anëtarësimi në BE, është vendim i mirë dhe i duhur për vendin dhe vetëm tre për qind kanë thënë se nuk është një punë e mirë anëtarësimi i vendit në BE dhe të tjerët nuk kanë pasur qëndrim. Ndërkohë sa u përket të anketuarve maqedonas, vetëm 49 për qind prej tyre kanë deklaruar se anëtarësimi i vendit në BE është punë e mirë dhe pro-BE, ndërsa 34 për qind e tyre janë shprehur se nuk mendojnë që anëtarësimi i vendit në BE është vendim i duhur.

    Në bazë të këtyre të dhënave, qytetarët shprehin në përgjithësi skeptikë sa i përket anëtarësimit të vendit në BE. Vetëm 10 për qind e qytetarëve besojnë se vendi do të anëtarësohet në Be në pesë vitet e fundit, 12 për qind prej tyre mendojnë se vendi do të anëtarësohet në 5-9 vitet e ardhshme, 18 për qind prej tyre janë shprehur se vendi do të anëtarësohet në BE në 10-14 vitet e ardhshme dhe 15 për qind e qytetarëve besojnë se vendi do të anëtarësohet në 15-25 vitet e ardhshme.  

    Sipas hulumtimit, ajo që i shtynë më së shumti qytetarët të besojnë dhe ta shohin si pozitive anëtarësimin në BE është standardi më i mirë i jetës me 48 për qind, ulja e papunësisë me 34 për qind, me 31 për qind është vlerësuar sundimi i ligjit dhe rritja e demokracisë, qasje më e lehtë për punësim jashtë vendit me 21 për qind, siguri më e lartë me 22 për qind dhe 5 për qind arsyeje të tjera.

    Derisa nga ana tjetër, ajo që i bënë qytetarët më shumë kundër anëtarësimit në BE me 56 për qind është vlerësuar si humbja e identitetit kombëtar, ikja e të rinjve me 28 për qind, që nuk do të përmirësohet cilësia e jetës dhe vetëm do të shtohen detyrimet me 26 për qind.

    Gjithashtu 48 për qind e qytetarëve mendojnë se ekziston një shtet e cila paraqet rrezik për Maqedoninë e Veriut. Prej tyre, 75 për qind mendojnë se Bullgaria paraqet rrezik për vendin, 6 për qind mendojnë që Rusia dhe 2 për qind Shqipëria. Ndërsa sa i përket se cili shtet llogaritet më mik i vendit,dominon Serbia me 39 për qind, e ndjekur nga SHBA-të me rreth 14 për qind dhe Turqia me 10 për qind. Derisa rreth gjashtë për qind e qytetarëve mendojnë që Maqedonia e Veriut nuk ka një vend mik. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhje me një “harxh” në pranverë!

    Lajmi i rradhës

    Kriza ekonomike, rezultat i gabimeve të Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë