​Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët

    Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën, kjo sipas tyre, kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

    Festimet e pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të pashkëve, kjo sipas besimtarëve ortodoksë, simbolizon gjakun e Krishtit.

    Festa e pashkëve ortodokse gjithashtu shoqërohet me bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.

    Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

    Pjesë tjetër e traditës së pashkës ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

    Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

    Lajmi Paraprak

    Kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit gjatë muajit të Ramazanit

    Lajmi i rradhës

    Kontrolle në dy lokale në Ohër, dëbohen 12 shtetase të huaja nga Maqedonia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë