Bexheti: Çmimi i drithërave në bursa është shtrenjtuar për 30%, ndërsa te ne është shtrenjtuar 120%

    Abdylmenaf Bexheti / Fotografia: Nistori

    Në panel diskutimin që u mbajt sot në UEJL me temë “Kriza energjetike dhe inflatorike”, rektori i universitetit, Abdylmenaf Bexheti para medias tha se, çmimet në berzë të mallrave bazike ushqimore, p.sh të drithërave, janë shtrenjtuar për 30 deri 35 përqind, kurse tek ne janë shtrenjtuar 120 përqind, shkruan Nistori.

    “Kriza pavarësisht se ishte edhe e importuar edhe nga shkaktarët edhe nga pasojat që na vijnë nga tregjet globale, padyshim se duhet menaxhuar. Mendoj se në disa aspekte kriza menaxhohet mirë, por ka edhe shumë çka për t’u përmirësuar. Pa dyshim se duhet shikuar aspekti i investimeve në afat të mesëm dhe të gjatë, mendoj se ka hapësirë për t’u përmirësuar edhe në aspektin e kontrollit të çmimeve të mallrave strategjike, posaçërisht të atyre bazike të jetesës. Evidencat tregojnë se krahasuar me një vit më parë, çmimet në bursë të mallrave bazike ushqimore, p.sh të drithërave, janë shtrenjtuar për 30 deri 35 përqind, kurse te ne janë shtrenjtuar 120 përqind. Kjo nuk është në rregull. Në këto kushte duhet të funksionojë shteti në të ashtuquajturin kontrollimin dhe menaxhimin e çmimeve në mënyrë më efikase, si nga prodhuesit po ashtu edhe nga importuesit. Padyshim që mundohen me kontrollimin e marzhës, por ajo nuk është e mjaftueshme. Ka shtete që në këto situata mendojnë edhe për situata të konfiskimit të super-profiteve. Në kushte të jashtëzakonshme edhe kjo bëhet. Kemi kompani që në këto kushte tregojnë super profite të mëdha. Së paku këto kompani duhet të kontrollohen, që të mos e përkeqësojnë standardin e qytetarëve. Mendoj se këtu është pika e dobët për momentin.” – deklaroi Bexheti.

    Në pane ishte i ftuar edhe ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili foli në cilësinë e biznesmenit, i cili për përvojën e tij si kryeministër në përballimin e krizave dhe tani përvojën aktuale si biznesmen se si duhet të reagojnë institucionet në njërën anë dhe bizneset në anën tjetër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përplasje në mes Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit për pagat e të punësuarve në NQP

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja kërkon që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet për targat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë