Bexheti: Gjatë mandatit tim katërvjeçar çdo shtëpi do ketë ujë për pije

    Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) për kryetar të komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Sadi Bexheti, në Debat për Nime premtoi që gjatë mandatit të tij katërvjeçar çdo shtëpi në Tetovë do ketë ujë për pije.

    “Me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, veçanërisht të institutit global për ujë që e ka selinë në Gjenevë, me ndihmën e tyre, do të aplikojmë shumë, kemi bë edhe analiza detale në pjesën qendrore pra që është ujësjellësi i vjetër, edhe pjesa malore e pjesës së malit Sharr kërkon disa bazene sekondare të cilat do të mundësojnë atë pjesën që është në lartësi mbidetare më e lartë se pjesa e poshtme e qytetit. Mendoj që paralelisht duke i punuar këto pjesë, ne do të mundohemi që të bëjmë edhe ndërrimin e pjesës qendrore të qytetit si dhe në pjesën malësore të rregullohen bazenet” ka thënë Bexheti.

    Ai shtoi se këtë premtim do ta përmbushë gjatë mandatit të tij katërvjeçar si kryetar i komunës së Tetovës.

    Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Tetovës po diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

    Të pranishëm në debat për kryetar të Komunës së Tetovës janë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Sadi Bexheti nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Vullnet Murseli nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

    Poashtu të ftuara në debat janë edhe kandidatet për asamblistë në Këshillin Komunal të Tetovës: Elma Sherifi, Sevim Veseli Berzati dhe Yllzana Berzati nga BESA. Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti nga “Më Mirë për Tetovën”, Mona Sadiki dhe Rudina Aliu nga PDSH si dhe Nesrin Sulejmani Iseni, Nurije Berisha dhe Selda Aliji nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

    Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Tetovëss, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ujësjellësi, infrastruktura e mbrojtja e ambientit.

    Lajmi Paraprak

    Murseli: Administrata e komunës do të sistemohet në atë formë që t’i gjej secilës punë njeriun e duhur

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Gjuha e urrejtjes, ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë