Mickoski: Gjuha e urrejtjes, ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet

    Gjuha e urrejtjes, veçanërisht ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet, tha në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç theksoi, më të rëndësishme për qytetarët janë problemet ekzistenciale.

    “Nuk po flas vetëm për VMRO -në dhe LSDM -në, por po flas për të gjitha partitë politike në Maqedoni në përgjithësi. Në Maqedoni, njerëzit kanë probleme thelbësore ekzistenciale, ata luftojnë për të ngrënë … mendoj se këtë herë, pavarësisht nëse jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, boshnjakë … të gjithë kemi një qëllim, dhe ai është të kemi sukses së bashku se me çka edhe Maqedonia do të ketë sukses,” tha Mickoski./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bexheti: Gjatë mandatit tim katërvjeçar çdo shtëpi do ketë ujë për pije

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 18-të të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë