Bexheti – Qeverisë: Diçka tjetër është t’i dizajnoni politikat dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato

    Akademik Abdylmenaf Bexheti në emisionin “360”, ka thënë se masat që mori mbrëmë Qeveria dhe rekomandimet që nxori sa i përket çmimeve, në aspekt të kohës ishin goxha në kohë, pavarësisht se mundeshin të jenë edhe një javë më parë.

    Ai tha gjithashtu se, Qeveria çdo ditë duhet të ndjek rrjedhën dhe kështu çdo ditë duhet të reagojë në mënyrë fleksibile me masat.

    “Qeveria apo institucionet e shtetit ditë për ditë duhet t’i ndjekin rrjedhat, trendet, tendencat e kështu me radhë dhe mundësisht të reagohet ditë për ditë, në mënyrë fleksibile me masat me të cilat mund të reagohet. Një pjesë e institucioneve që duhen të jenë shembull për të thirrur qytetarët dhe t’i vetëdijësojnë qytetarët për gjendje lufte sepse në fakt këto janë pasojat e një gjendje lufte pavarësisht se nuk e kemi luftën këtu, por lufta ekonomike ndonjëherë është po aq e dhimbshme sa edhe tjetra”, tha Bexheti.

    Ai ka thënë se një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato.

    “Përpos që vetë qeveria të jetë e përgjegjshme, ka për detyrë që të përcaktojë pritshmëritë tek qytetarët, por njëkohësisht edhe tek agjentët ekonomik, në kuptimin e caktuar, jo vetëm për masat konkrete që duhet t’i ketë të destinuara dhe të targetuara, por të them fasha të caktuara sociale të cilat në një mënyrë apo një tjetër do të kenë nevojë më së tepërmi dhe janë më shumë të goditura me valët e kësaj krize e në anën tjetër duhet të ketë parasysh edhe kapacitetin e institucioneve sa kanë mundësi për t’i zbatuar masat e targetuara që Qeveria i bënë. Një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato”, u shpreh Bexheti.

    Lajmi Paraprak

    A është penduar Ronaldo që u largua nga Juventusi?

    Lajmi i rradhës

    Dauti: Pushteti nuk ka interes të bashkëpunojë me opozitën për të mirën e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë