Dauti: Pushteti nuk ka interes të bashkëpunojë me opozitën për të mirën e qytetarëve

    Koordinatorja e grupit parlamentar Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën plenare ku po miratohen ulja e TVSh-së dhe akcizës, është ankuar se ka dy vjet që nuk është pranuar asnjë amendament nga pushteti që është propozuar nga ata si grup parlamentar.

    “Ka dy vjet që asnjë amendament nuk është pranuar nga ASh. Edhe pse ato kanë qenë të qarta dhe kemi shtjelluar se pse janë të rëndësishme që të miratohen të njëjtat”, tha Dauti.

    Pyet se pse duhet të parashtrojë ASh amendamente, kur pushteti aspak nuk shpreh interesim për t’i shqyrtuar të njëjtat, e ndërkaq nga ana tjetër me gojën plotë thotë se “duhet të bashkëpunojë opozita për të mirën e qytetarëve”.

    Nga partia ASh propozuan:

    Për karburantin dizel akciza të zvogëlohet nga 15.5 denarë në 9 denarë!
    Për karbuarantin benzin propozojmë që akciza të zvogëlohet nga 22 denarë në 15 denarë!

    Giithashtu, propozuam që TVSH për dy llojet e karburanteve të zvogëlohet nga 18% në normën preferenciale prej 5%.
    Me këto propozime në tregun me pakicë në rrethanat aktuale do të fitohen çmimet si vijon:
    Benzini: 77 denarë; Dizeli : 79,5 denarë.

    Kuvendi miratoi propozim-ligjet për TVSH-në dhe akcizat

    Ndryshe, me 92 “pro” asnjë “të përmbajtur”, dhe asnjë “kundër”, Kuvendi e miratoi rendin e ditës nga seanca e 67-të, në të cilën u vendosën  dy pika, propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe Ligjit për akciza të dyja me procedurë të shkurtuar.

    • Me këto ndryshime:
    • Nuk do të paguhet TVSH për produktet ushqimore bazë.
    • Do të zbatohet norma preferenciale tatimore prej 10% energjensat e rëndësishme.
    • Do të prolongohet zbatimi i normës preferenciale tatimore prej 5% për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë deri në datë 31 dhjetor të vitit 2022.
    • Importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror do të lirohet nga TVSH-ja.
    • Do të përllogaritet ulja e akcizës së benzinës pa plumb, vajit të gazit si karburant motorik dhe gazit të vajit si karburant për ngrohje, në varësi të vlerës së rritjes së çmimit të këtyre energjensave në bursat botërore.
    Lajmi Paraprak

    Bexheti – Qeverisë: Diçka tjetër është t’i dizajnoni politikat dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato

    Lajmi i rradhës

    Shkupi renditet si një nga qytetet më të këqija në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë