Bexheti tani e mbron Ali Ahmetin: Familja e tij po njolloset nga kuzhinat “antishqiptare”

    Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, thotë se akuzat për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmetit bëhen në kuzhina që nuk i’a duan të mirën shqiptarëve. I ftuar në intervistë në Alsat, Bexheti ftoi politikanët dhe aktivistët shqiptarë që mos t’i bashkëngjiten kësaj fushate kundër kreut të “integristëve”, përcjell Nistori.

    “Kjo më duket një kampanjë e sinkronizuar që realisht kuzhina nuk është shqiptare dhe gjitha këto akuza që bëhen kanë të bëjnë më shumë me diskreditimin e personalitetit të z.Ahmeti dhe të procesit që e udhëheq z. Ahmeti me BDI-në dhe nuk është e rastit që në këtë periudhë shumë vendimtare dhe mos prisni që të sulmohet ndonjë qytetarë që nuk merret me këto procese dhe kjo është arsyeja që dëshirojnë ta thyejnë një personalitet të rëndësishëm që e udhëheq një proces të rëndësishëm që është ndoshta legjitime prej tyre që ta sulmojnë por jo në këtë formë që të tentojnë të njollosin familjarët e tij. Kjo është ajo që unë e kuptoj dhe që u pengon atyre që i bëjnë këto sulme. Uroj që s’paku politikanë apo organizata shqiptare mos të bëhen pjesë e këtij karvani që tentojnë njollosjen dhe figurën e procesit sepse nuk është e dobishme as për ata që e thonë”, tha Bexheti.

    Bexheti: Gruevski mund të kthehet kur të dojë në Maqedoni

    Bexheti theksoi se Nikolla Gruevski mund të kthehet në Maqedoni kur të dojë ai, pasi është shtetas i vendit. Ai tha se VMRO-ja duhet të zbardh se cilin ministër nga radhët e BDI-së ka qenë pjesë e delegacionit që është takuar me Gruevskin në Budapest.

    “Unë nuk mund të di a do të kthehet apo jo Nikolla Gruevski. Ai është shtetas i këtij vendi si të gjithë ne tjerët. Ai ka pas të drejtë në çdo kohë të kthehet. Ai ka pasur bindjet e tij, ka pasur mundësinë që të paraqitet tek organet e rendit dhe të kthehet sepse është shtetas i vendit por ai u përcaktua që të merr statusin e aziltantit në Hungari dhe ashtu vazhdoi. Tani të gjitha këto përplasje për ligjet po ndodhin në VMRO dhe fatkeqësisht këtij treni po i bashkohen edhe politikan shqiptarë”, theksoi Blerim Bexheti, BDI.

    Dje Mickoski dhe sot Milloshovski, thanë se ekipi që punon për amnistimin e Nikolla Gruevskit ka qenë edhe një ministër i BDI-së, bashkë me ta në Budapset. E dini ju kush është ministri i BDI-së që ka udhëtuar në Budapest për këtë qëllim?

    “Po mirë është që vetë VMRO-ja të tregojë atë se cili ministër ka qenë. Sigurisht që nuk dua të luaj rolin e avokatit të asnjë ministri. Unë më së paku kam nevojë. Por sigurisht që ndryshimet kushtetuese janë të dobishme për shtetin dhe qytetarët. Dhe tash në dallimin e brendshëm që VMRO e kanë është çështje e brendshme dhe nuk duhet ta pengojë këtë proces shumë të rëndësishëm për fillimin e negociatave me BE-në”, theksoi Blerim Bexheti, BDI.

    Ndryshe, Bexheti ishte në grupin e zjarrit, i cili më herët shprehi një sërë pakënaqësish ndaj BDI-së, me theks të veçantë ministrave nga radhët e BDI, sepse, sipas tyre, nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në Dibër

    Lajmi i rradhës

    Aliu alarmon: Kemi mungesë të kapacitetit njerëzor në disa institucione, kanë ikur nga RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë