“Bie kufiri” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

    Nga dita e sotme është vënë funksion koncepti me vetëm një ndalesë në pikën kufitare të Qafë Thanës, gjegjësisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Shqipërisë. Qëllimi i këtij koncepti është qarkullimi i shpejtë i qytetarëve nga të dyja vendet por njëkohësisht edhe i kompanive të cilat kalojnë nëpërmjet kësaj pike kufitare për transportim të mallrave, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    “Mundësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit njëkohësisht,  rrit lidhjet, komunikimin mes njerëzve. Gjithashtu rrit miqësinë mes njerëzve, diçka që për gjysmë shekulli i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë, por tani jemi shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje, tha Kovaçevski.

    Në ngjarjë të pranishëm ishin edhe një delegacion nga Shqipëria, i cili udhëhiqej nga kryeministri Edi Rama. “Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individ apo kompani, sepse e lehtësojnë komunikimin e mundshëm dhe i japin një shtysë të mëtejshme zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa mos harruar dhe zhvillimin ekonomik”, tha Rama.

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi falënderoi Edi Ramën dhe kabinetin e tij për angazhimin që për një periudhë të më pak se 3 javëve u bë projekti “One Stop Shop”. Grubi tha se qytetarët lajmërojnë tek ai të gëzuar se tashmë ka vetëm një pikë të përbashkët të kontrollit në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Kryeministër, nuk ka asgjë më të bukur se bashkimi dhe sot këtë po e realizojmë bashkërisht dhe vërtet më bën shumë të lumtur. Ka disa ditë që ky kalim kufitar po dunksionon tashmë dhe se qytetarë të dy vendeve tona, po më shkruajnë, po më thërrasin në telefon, nga kënaqësia kur e përjetojnë se nuk ka më kufi midis nesh se tashmë ka vetëm një kontroll dhe uroj që edhe ato kontrolle të brendshme do të largohen”, tha Grubi.

    Protokolli i përbashkët për realizimin e kontrolleve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve u nënshkrua para pesë ditësh, nga drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev se bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazhelin. “Me nënshkrimin e Protokollit përfunduan edhe përgatitjet e fundit për menaxhimin e one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim menaxhimin më efikas dhe të lehtë të formaliteteve kufitare, më pak kohë për pritje në kufi, gjegjësisht shërbime më cilësore për operatorët ekonomik dhe udhëtarët”, vlerësojnë nga Doganat.

    Përndryshe, ky koncept premtohet që nga viti 2019. Atëkohë, u realizua një takim mes ministrit të Brendshëm të RMV-së, Oliver Spasovskit dhe homologut të tij shqiptar, Sandër Lleshaj ku në fokus të atij takimi ishin diskutimet për bashkëpunim ndërkufitar. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Për të ardhmen europiane, jemi të gatshëm të heqim dorë nga kryeministri shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë