Bie shkalla e papunësisë në ShBA në 3.5 për qind

    Ekonomia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin korrik ka shtuar 526 mijë vende pune, që është masë e konsiderueshme mbi vlerësimet e tregut.

    Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, shtimi i vendeve të punës për qershorin u rishikua për 26 mijë, respektivisht nga 372 mijë në 398 mijë.

    Shkalla e papunësisë ka rënë në 3.5 për qind.

    Pritshmëria e tregut për të dhënat ishte e pandryshuar nga shifra e muajit të kaluar prej 3.6 për qind.

    Numri i të papunëve në SHBA ka rënë në 5.7 milionë në muajin korrik.

    Për shkak të pandemisë COVID-19, më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e tyre të punës në mars dhe prill të vitit 2020.

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo i gatshëm për ndeshjen e parë të Manchester United në Ligën Premier

    Lajmi i rradhës

    “Deliq xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë