Ronaldo i gatshëm për ndeshjen e parë të Manchester United në Ligën Premier

    Cristiano Ronaldo ka thënë se është i gatshëm për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të Ligës Premier me Manchester Unitedin.

    Djajtë e Kuq e nisin sot (e diel) sezonin e tyre në Ligën Premier me ndeshjen në Old Trafford ndaj Brightonit.

    Kjo ndeshje do të jetë e parë në kampionatin anglez për trajnerin e ri Erik ten Hag, i cili synon ta nis pozitivisht aventurën e tij te Unitedi.

    Njëri nga ‘problemet’ kryesore të verës për trajnerin holandez ishte Ronaldo, i cili kërkoi largimin nga klubit, por deri tani një gjë e tillë nuk u materializua.

    Shkaku i kësaj kërkesë, portugezi mungoi në përgatitjet parasezonale të Unitedit në Tajlandë dhe Australi, teksa luajti vetëm disa minuta në miqësoren ndaj Rayo Vallecanos.

    Megjithatë, sulmuesi 37-vjeçar ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të treguar se është i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier.

    Postimi i Ronaldos në Instagram

    “Jam i gatshëm”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në profilin privat në Instagram.

    Ndeshja ndaj Brighton pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe mbetet të shihet nëse Ten Hag do t’ia jap një fanellë titullari. 

    Lajmi Paraprak

    Të jesh mbi 50-vjeç dhe të jesh duhanpirës janë dy faktorët të rrezikut për kancer

    Lajmi i rradhës

    Bie shkalla e papunësisë në ShBA në 3.5 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë