BIRN: Një vit kanë ndarë drejtësi gjykatës me mandat të skaduar

    Një vit ishin me mandat të skaduar, por edhe përkundër kësaj gjykuan së bashku me gjyqtarët, shkruan BIRN dhe zbulon se nëntë gjykatësve porotë në Gjykatën e Apelit në Shkup, në prill të vitit të kaluar u skadoi, por vetëm disa ditë më parë u konstatua në Këshillin Gjyqësor.

    Ata u zgjodhën në vitin 2017 dhe duhej të gjykonin deri në prill 2021. Mirëpo, disa prej këtyre porotëve gjykuan edhe në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa aktgjykime ka edhe nga ky vit.

    Në bazën e të dhënave të Gjykatës së Apelit, BIRN gjeti dhjetëra aktgjykime me emrat e juristëve me mandat të skaduar: GZ 3124/21, PRKZh 221/21, KZh-212/21…

    Më 29 mars, ose dy ditë para shënimit të Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë, Këshilli Gjyqësor në seancë ka diskutuar për disa pika. I shtati ishte vendimi për ndërprerjen e mandatit të nëntë gjyqtarëve porotë në Gjykatën e Apelit në Shkup.

    Gjykatësit porotë janë zgjedhur më 10 prill 2017 dhe u shpallën në numrin e 45-të të “Gazetës Zyrtare” me nënshkrimin e kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski. Atëkohë u zgjodhën 13 porotë, duke përfshirë nëntë të kontestuarit në gjykatën e apelit, të cilët u pushuan me “vonesë” prej një viti.

    “Vetëm tani e ka parë Gjykata e Apelit dhe Këshilli Gjyqësor, por edhe vetë porotët që nuk e kanë pasur problem të gjykojnë pa mandat. Kjo drejtpërsëdrejti vë në pikëpyetje aktgjykimet që janë dhënë”, shkruan BIRN.

    Avokatët e konsultuar nga BIRN kanë argumentuar se edhe sikur vendimi të jetë i drejtë, në procedurën e ankesave në Gjykatën e Lartë, vendimet mund të bien vetëm mbi bazë të mandatit të skaduar të një gjykatësi porotë, pasi ka gjykuar “me përbërje gjyqësore të paligjshme”.

    Lajmi Paraprak

    Kurti bën thirrje që të dënohen përgjegjësit e masakrës së Rezallës

    Lajmi i rradhës

    “Edhe sa gabime ka që regjistrimi të kompletohet?”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë