“Edhe sa gabime ka që regjistrimi të kompletohet?”

    Nga VMRO-DPMNE pyesin se edhe sa gabime ka në regjistrim që të kompletohet, pasi që dje kryetari i ESHS-së Apostoll Simovski pranoi gabimin dhe kërkoj falje.

    “Simovski pranoi se së pari herë ka publikuar numër të gabuar të ateistëve, i cili më vonë u korrigjua. Më herët në regjistrim u regjistruan 200.000 të krishterë, të cilët nuk përkisnin në asnjërën nga grupi ortodoksë ose katolikë. Mbi 132.000 qytetarë jo të regjistruar, gjegjësisht për ata nuk ka prejardhje etnike. Nëse dëshiron Simovski, mund t’u kalohet edhe atyre qytetarëve, të cilët janë regjistruar si të pashkruar, por nuk bëhet”, thonë nga partia.

    Ata theksojnë se VMRO-DPMNE pas ardhjes në pushtet do të bëjë regjistrim elektronik plotësues, i cili do të japë një pasqyrë të qartë dhe do të zgjidhë të gjitha dilemat dhe mospërputhjet që janë shfaqur.

    Lajmi Paraprak

    BIRN: Një vit kanë ndarë drejtësi gjykatës me mandat të skaduar

    Lajmi i rradhës

    “Toplik”, tre vjet e gjashtë muaj burg për ish-ministrin Mile Janakieski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë