Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) do t’i marrë përsipër të gjithë mekanizmat në dispozicion, ndoshta edhe do të dalë nga kompetencat e tij ligjore të përcaktuara në Ligjin e Energjetikës dhe nuk do të lejojë rritje të çmimit të rrymës elektrike, shprehet kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski në intervistën për AIM-në, përcjell Nistori.
Ndërkaq çmimi i energjisë elektrike për familjet u rrit vitin e kaluar me 7.42 për qind, përkatësisht rreth 5.9 denarë për një kilovat-orë me tarifën e shtrenjtë, kurse tarifa e lirë shkon në 2.9 denarë për kilovat-orë. /Nistori/