Në kuadër të një paneli me temë “Njëzetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë: Maqedonia e Veriut dhe rruga drejtë Bashkimit Europian”, zëvendëskryeministri Artan Grubi është shprehur se Marrëveshja e Ohrit në thelb është një vlerë europiane dhe se qytetarët nuk kanë se çka të sakrifikojnë më shumë dhe se tani është në provë guximi i BE-së, njofton Nistori.
“Qytetarët tonë nuk kanë se çka të bëjnë më shumë, nuk kanë se çka të kontribuojnë më shumë, se çka të sakrifikojnë më shumë për ëndrrën e tyre europiane. Për shkak se i kemi bërë të gjitha kompromiset e duhura dhe jo të duhura, duke përfshirë këtu edhe absurditetet, vetëm për të merituar anëtarësimin në familjen europiane. Prandaj, tani është radha e Bashkimit Europian, tani është në test guximi europian”, është deklaruar Grubi ndër të tjera.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në gusht të vitit 2001 nga ish-presidenti i RMV-së, Boris Trajkovski, ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Ljubço Georgievski, i LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi. /Nistori/