Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndër 71.228 kompani që punojnë në vend, dominojnë me mbi 84 për qind ato mikro që punësojnë prej 1 deri 9 punonjës. Ato kanë edhe më shumë probleme me pagesën e borxheve. Vitin e kaluar, biznesit vendor iu deshën mesatarisht rreth tre muaj (93.6 ditë) për të mbledhur borxhet dhe mbi pesë muaj (155.9 ditë) për të paguar detyrimet afatshkurtra, tregojnë të dhënave nga Banka Popullore. Mirë po shumica e kompanive në Maqedoni, pra të ashtuquajturat subjekte mikro-juridike, vitin e kaluar kishin nevojë mesatarisht për më shumë se 440 ditë për të mbledhur të arkëtueshmet dhe pothuajse 900 ditë për të paguar detyrimet afatshkurtra, shkruan gazeta KOHA.
Nga Banka Kombëtare shpjegojnë se numri i ditëve të nevojshme për të paguar detyrimet dhe për të mbledhur të arkëtueshmet përcaktohet bazuar në pasqyrat financiare të agreguara për të gjithë sektorin e korporatave, me vlerën e të dy treguesve që varet nga shuma e të ardhurave dhe shpenzimeve operative dhe shuma e të arkëtueshmeve dhe detyrimeve afatshkurtra. Banka Qendrore shton se menaxhimi i aseteve rrjedhëse, dhe kryesisht i të arkëtueshmeve tregtare si një nga komponentët më të rëndësishëm të të arkëtueshmeve, është një vendim individual i një kompanie individuale dhe varet nga një numër faktorësh specifikë për kompaninë, siç është tregu në të cilin bëhen shitjet, lloji i klientëve të cilëve u shiten, aktiviteti mbizotërues dhe madje edhe politikat e kreditit dhe të kontabilitetit të kompanive individuale.
“Në këtë kontekst, numri i ditëve të mbledhjes së të arkëtueshmeve dhe ndryshimi i tij vjetor jep vetëm një pamje të përgjithshme të efektivitetit të procesit të mbledhjes së të arkëtueshmeve, por vlerësimet e bazuara në të dhënat nga pasqyrat financiare në nivelin e kompanive individuale janë shumë më të rëndësishme”, thotë Banka Kombëtare.
Vlen të theksohet se edhe në vitet e mëparshme, afatet e pagesave të borxheve nuk kanë qenë të mira. Biznesi vendor në vitin 2023 mesatarisht i janë dashur rreth tre muaj për të mbledhur të arkëtueshmet dhe pesë muaj për të paguar detyrimet afatshkurtra, krahasuar me vitin 2022, kur periudha mesatare për mbledhjen e të arkëtueshmeve ishte rreth dy muaj e gjysmë, ndërsa për të paguar detyrimet afatshkurtra janë dashur katër muaj, sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës Popullore. Sipas të dhënave të Bankë s Popullore , numrit më të madh të kompanive në Maqedoni, përkatësisht të ashtuquajturve subjekte mikro-juridike, në vitin 2023 u janë dashur mesatarisht mbi 416 ditë për të mbledhur të arkëtueshmet dhe mbi 915 ditë për të paguar detyrimet afatshkurtëra.
Në fakt, statistikat tregojnë se sa më e madhe të jetë kompania, aq më pak ditë duhen për të mbledhur të arkëtueshmet ose për të shlyer detyrimet. Kompanitë e mëdha i kanë paguar borxhet me afër 73-74 ditë në vitet 2023 -2024, ato të mesme me afër 100 ditë në mesatare, dhe ato të vogla me 104 dhe 110 ditë .Kompanitë mikro shënojnë përkeqësim me rritje të ditëve për pagesën e borxhit nga 416 në 440 ditë nga viti 2023 në vitin 2024.
Statistika zbardhe se ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të papërcaktuar të të punësuarve (pa të dhëna mbi të punësuarit) janë prezent në treg me 5.9%, pastaj ndërmarrjet me 10-19 të punësuar me 4.6%, ndërmarrjet me 20-49 të punësuar, me 3.0%, ndërmarrjet me 50-249 të punësuar me 2.0% dhe vetëm 0.3% e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 të punësuar. Kur bëhet fjalë për mbledhjen e të arkëtueshmeve sipas industrive të ndryshme në vitin 2024 , kompanitë e ndërtimit kishin nevojë për mbi 6 muaj apo 186 ditë vitin e kaluar, përderisa kompanitë në tregti, transport, magazinim dhe shërbim ushqimor kishin nevojë për pak më shumë se dy muaj apo 71 ditë Kompanitë e ndërtimit në vitin e kaluar janë gjithashtu në krye të listës për sa i përket periudhës për pagesën e detyrimeve afatshkurtra, për të cilën u nevojitën 446.7 ditë për vitin e kaluar, ndërsa 116 ditë ju nevojitën kompanive në tregti, transport, magazinim dhe shërbim ushqimor.
Ndryshe, si një nga problemet urgjente me të cilat përballen kompanitë është se si të mbledhin pagesat për shërbimet dhe produktet e shitura dhe si të mbeten likuide. Për të zvogëluar pasojat negative financiare dhe për të përmirësuar situatën aktuale financiare, duke kërkuar një rrugëdalje nga situata aktuale, kompanitë kanë rritur nevojën e tyre për financim dhe kredi afatshkurtër në kushte që nuk u përshtaten domosdoshmërisht plotësisht, por janë të detyruara ta bëjnë këtë në mënyrë që të mos prishin procesin e prodhimit dhe operacionet aktuale. /Koha/






