Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV demanton informacionet lidhur me aferën për keqpërdorime

    Ansamblin Nacional shqiptar të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV demanton informacionet lidhur me aferën për keqpërdorime. Nga atje thonë se, se çdo kontrollë, vërejtje dhe sygjerim ka qenë dhe vazhdon të jetë e mirë se ardhur për Ansamblin, sepse janë në shërbim të ngritjes së institucionit në rrugë të drejtë dhe ligjore, përcjell Nistori.

    Sulmi i fundit në media me tendencë për të krijuar mjegull dhe huti në opinionin publik është i pakuptimtë andaj shfryrëzojmë rastin t’iu drejtohemi të gjithë atyre individëve që posedojnë qoftë dhe një fakt të vetëm për keqpërdorim të mjeteve financiare në Ansamblin Nacional shqiptar ti paraqesin në Agjensionin për Antikorrupsion, Prokurori dhe çdo organ institucional kompetent dhe relevant të thirrur për të inspektuar dhe kontrolluar mënyrën e menaxhimit të ansamblit dhe nivelin e realizimit profesional programor. – thonë nga Ansambli.

    Ansambli Nacional shqiptar është i hapur për të gjithë që të vinë dhe të interesohen për punën, sukseset, sfidat dhe problemet andaj nëse kjo “fushatë mediatike” do të vazhdojë Ansambli Nacional shqiptar dhe drejtori z. Shkodran Tolaj do të detyrohen të ndërmarrin hapa konkret konform normave ligjore kundrejt secilit që plason të pavërteta! – shtojnë ndër të tjera.

    Keqpërdorime parash, shpenzime jashtë kornizave ligjore, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme. Këto janë disa nga parregullsitë që janë konstatuar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoni, nga ana e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës. Në raportin e siguruar nga Alsat, thuhet se drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj nuk ka respektuar nenin 70-b të Ligjit për Kulturë, dhe nuk ka dorëzuar dëshmi për shpenzimet e bëra pa arsyetim gjatë punës së Ansamblit për vitin 2020, por as edhe për vitin 2021. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cili ushqim na mbron nga demenca?

    Lajmi i rradhës

    “Bllokadë aktive e parlamentit”, kanë ngelur edhe tre ditë për një takim të mundshëm liderësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë