Bogoevski: Gruevski nuk ka vuajtur asnjë ditë nga pasojat e keqpërdorimit të pushtetit

    Ish-deputeti Pavle Bogoevski në “Click Plus” tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski asnjë ditë nuk ka vuajtur pasojat e keqpërdorimit të pushtetit. Bogoevski tha se Gruevski u arratis në Budapest, ndërsa bashkëpunëtorët e tij sorollaten nëpër gjykata.

    “Mendoj se për atë nuk ka ardhur aspak koha e keqe, ai nuk ka parë asnjë ditë pasoja negative nga sjellja e tij. Kur erdhi koha për të paguar çmimin e shpërdorimit të pushtetit, të cilin ai e kishte bërë prej vitesh, ai u arratis me guxim në Budapest, duke lënë bashkëpunëtorët e tij të vetëm para gjykatave dhe duke marrë përgjegjësinë, ndër të tjera, edhe për veprimet e tij“, tha Bogoevski.

    Lajmi Paraprak

    “Edhe demokracitë më të mëdha nuk kanë tekste të harmonizuara të historisë”

    Lajmi i rradhës

    “Bullgarët në mënyrë fshatarake iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me RMV-në”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë