“Edhe demokracitë më të mëdha nuk kanë tekste të harmonizuara të historisë”

    Pala bullgare e anashkaloi marrëveshjen e vitit 2017 dhe vendosi kriteret e veta, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt”.

    Sipas tij, Komisioni i historisë është dashur të gjejë emra që mund të kremtohen së bashku e jo të jenë kusht për anëtarësim në BE.

    “Demokracitë më të mëdha, Franca dhe Gjermania… është lajthitje nëse mendohet se është mit, nuk është e vërtetë, që ata, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u ulën, bënë histori të përbashkët në të cilën ata besojnë, ranë dakord për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes. Ju siguroj, në Francë dhe Gjermani nuk ka tekst të harmonizuar në shkollat fillore apo të mesme apo në fakultetet ku ’41, ’42, ’45 flitet në të njëjtën gjuhë. Por ajo që është e diskutueshme – mos e impononi si kriter për anëtarësimin në BE në shekullin 21 atë që ndodhi në shekullin e 11-të. Pala bullgare ndryshoi narrativin dhe anashkaloi marrëveshjen tonë dypalëshe, e cila nuk thoshte se komisioni historik dhe harmonia atje do të ishte kusht për hyrjen tonë në BE. Komisioni kishte për detyrë të gjente emra dhe ngjarje që mund t’i kremtojmë së bashku dhe t’u japim rekomandime të dyja qeverive”, ka thënë Pendarovski.

    Ai mes tjerash tha se përfaqësuesit maqedonas në Komisionin e historisë janë shënjestër e ofendimeve të homologëve bullgarë. Siç tha se, gjatë dekadave të negociatave me Greqinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    “Nuk mbahet mend që një negociator apo bashkëbisedues grek, në atë kohë, të vinte dhe t’i thoshte negociatorit maqedonas – ti nuk je maqedonas. Fatkeqësisht, situata të tilla, joformalisht, ndodhin në komisionin historik”, tha Pendarovski.

    Askush nuk mund të garantojë se sa do të qëndrojë në pushtet establishmenti aktual politik në Bullgari dhe çfarë kërkesa mund të ketë për ne”, është shprehur presidenti.

    Duke folur për kërkesën e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, Pendarovski ka thënë:

    “Pak njerëz mund të konfirmojnë se qeveria e Petkovit mund të zgjasë 7- 8 vjet. Deri në hyrjen tonë formale në BE. Nga kush duhet të kërkojmë garanci të tilla. Kjo është politika. Qeveria e ardhshme do të thotë – atë që ka firmosur, qeveria e mëparshme, ishin tradhtarë të çështjes sonë, ne nuk na intereson. Dhe? Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës çdo të hënë”, ka thënë Pendarovski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria nuk përkrah edhe një tërheqje të mjeteve nga Trusti

    Lajmi i rradhës

    Bogoevski: Gruevski nuk ka vuajtur asnjë ditë nga pasojat e keqpërdorimit të pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë