Boiken Abazi publikon tabelën e votimeve: Shpërndarja gjeografike e tre mijë votave që nuk na i prekën dot

    Foto: Syri TV

    Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi nuk arriti të sigurojë votat e mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

    Abazi mori vetëm 2993, sipas të dhënave nga KQZ. Ai ka akuzuar vazhdimisht për parregullsi në procesin e votimit, por edhe numërimit duke pretenduar se i janë rrëmbyer votat. Abazi ka bërë thirrje që të hetohet krimi zgjedhor.

    Së fundmi në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar tabelën me shpërndarjen e votave që ka marrë në qarkun e Tiranës. Abazi shkruan se bëhet fjalë për 3000 vota, të cilat nuk ia prekën dot.

    “Shpërndarja gjeografike e 3000 votave (që nuk na i prekën dot) në Qarkun Tiranë dhe krahasimi me PSD, marrë parasysh edhe votimin elektronik,” shkruan ai në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Klus: Ndryshimit e kufijve të rajonit, mbartin ide të rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Dialogun me Serbinë mund ta rinisim në qershor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë