Borrell kërkon takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas sulmit rus mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia.

    Sipas tij, sulme të tilla janë thjesht një paralajmërim për pasoja katastrofike, duke iu referuar bombardimit rus mbi centralin bërthamor në Ukrainë.

    “Granatimet në centralin bërthamor mund të rrezikojë të gjithë Evropën”, ka shkruar Borrell  në profilin e tij në Tëitter.

    Në anën tjetër, liderë nga e tërë bota kanë dënuar sot veprimin e ushtrisë ruse, në veçanti presidentin Vladimir Putin i cili njëherit është komandant suprem i forcave ruse.

    Ata bombarduan dhe morën nën kontroll sot centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, ku është ringjallë frika për një katastrofë tjetër bërthamore.

    Lajmi Paraprak

    Barcelona paguan shifra të larta për Haalandin

    Lajmi i rradhës

    Perimet që duhet të konsumohen çdo ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë