Perimet që duhet të konsumohen çdo ditë

    Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar plakjen, ka disa gjëra që mund të bëjmë për ta ngadalësuar atë në mënyrë natyrale duke filluar nga dieta. Konsumimi i rregullt i disa ushqimeve me vlera ushqyese përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve që lidhen me plakjen.

    Në fakt, studimet e fundit tregojnë se perimet me gjethe, veçanërisht lakra jeshile dhe spinaqi, kanë një ndikim pozitiv në procesin e plakjes dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin kognitiv. Sipas një studimi, disa përbërës në perimet me gjethe duket se kanë një efekt në dëmtimin kognitiv për shkak të moshës.

    Studiuesit zbuluan se ata që hanë më shumë perime me gjethe në baza të rregullta kishin dëmtime më të ngadalta njohëse sesa ata që nuk hanin. Në fakt, të rriturit që konsumonin mesatarisht 1.3 racione perimesh me gjethe në ditë kishin një dëmtim më të ngadaltë njohës, ekuivalent me deri në 11 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale.

    Sekreti “fshihet” tek luteina

    Një tjetër studim shkencor nga Universiteti i Illinois ekzaminoi efektet njohëse të ngrënies së perimeve me gjethe te të rriturit midis moshës 25 dhe 45 vjeç, sepse, sipas studiuesve, njerëzit mund të fillojnë të vërejnë ndikimin e dëmtimit njohës që në moshën 30-vjeçare.

    Ajo që gjetën ishte se luteina, një përbërës specifik i gjetur në spinaq, lakër, avokado dhe vezë, ka veti mbrojtëse që lidhen me funksionin njohës dhe rritjen. Në fakt, pjesëmarrësit e moshuar që hanin më shumë luteinë kishin efekte njohëse të ngjashme me pjesëmarrësit më të rinj që nuk hanin aq shumë nga kjo lëndë ushqyese.

    Lajmi Paraprak

    Borrell kërkon takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Lajmi i rradhës

    Kallëzim penal kundër një edukatore në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë