Brashnarska: RMV t’iu mundësojë refugjatëve të punojnë në vend, sipas ligjeve pozitive

    Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve i gjen të zhvendosurit me forcë nga shteti i tyre në situatë alarmante, me thyerje të çdo rekordi të numrit të tyre në botë. Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 7 mijë refugjatë nga Ukraina, 228 nga Kosova të cilët me këtë status janë tash më shumë se 20 vite ndërsa më pak persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në vend, përkatësisht 24 nga të cilët 10 veçse e kanë fituar këtë status kurse 14 janë në pritje marrjes së statusit të azilit.

    Këtë vit, sipas MPB-së deri tani ka pasur 143 kërkesa për azil. Ljubinka Brashnarska nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët foli për rëndësinë që shteti t’ju mundësojë refugjatëve të punojnë në vend, ashtu siç thonë ligjet pozitive.

    “Në ligjin për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, personave të cilët janë azilkërkues për më shumë se 9 muaj në një shtet, i lejon që të punojnë. Por fakti që atyre nuk u jepen numra amë, ata nuk munden në bankë të hapin xhirollogari. Pra nëse një azilkërkues gjen punë dhe ligji ja lejon këtë, ai s’mund në praktikë të punojë edhe pse ligji ja lejon këtë,” tha Ljubinka Brasharska, UNHCR.

    Në shtetet e Bashkimit Evropian nga ana tjetër, azilkërkuesve ju lejohet të punojnë menjëherë pasi marrin këtë status. Brasharska shtoi se kjo do t’i ndihmonte edhe ekonomisë vendase, pasi shteti ballafaqohet me mungesë punëtorësh.

    “Kështu humb edhe shteti, sepse ne kemi një situatë ku të rinjtë nga ky shtet largohen në shtete tjera dhe te ne hapen vende pune dhe do të ishte mirë që të njëjtat të mbushen nga persona të cilët kanë talente të ndryshme, refugjatët janë njerëz njëjtë si ne, kanë doktorë, inxhinierë por edhe pastrues, kamerierë, pra të gjitha profesionet që janë në shoqërinë tonë i keni edhe në shoqërinë Ukrainase, të Sirisë apo Afganistanit,” deklaroi Ljubinka Brasharska, UNHCR.

    Në botë asnjëherë s’ka pasur më shumë refugjatë se sa tani, edhe atë gjithsej 110 milion. 52 për qind e tyre janë si pasojë e tre luftërave, asaj në Ukrainë, Siri dhe Afganistan. Është paradoksale se 76 për qind e shteteve që i pranojnë refugjatët janë kryesisht të varfra. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rezistenca e dobët institucionale e bën Maqedoninë objektiv të lehtë dezinformatave

    Lajmi i rradhës

    Shumë të pastrehë në Maqedoni – pa dokumente personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë