Rezistenca e dobët institucionale e bën Maqedoninë objektiv të lehtë dezinformatave

    Maqedonia është objektiv i lehtë i fushatave dezinformuese për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe sociale, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski, duke folur në forumin kushtuar lajmeve të rreme. Ai thotë se pas anëtarësimit në NATO, vendi është dhe do të jetë cak i ndikimit malinj nga jashtë.

    “Nuk duhet të anashkalojmë indikacionet se prapa problemit me integrimin tonë evropian apo pas tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, përveç pyetjeve objektive dhe problemeve që nuk janë zgjidhur, fshihet edhe një sasi e madhe e dezinformatave etj, nxitje armiqësore”, deklaroi Stevo Pendarovski – president.

    Pendarovski shtoi se vendi nuk bën përjashtim, por është krijuar një front propagandistik në të gjithë Ballkanin, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. Kreu i Agjencisë së Inteligjencës, Erold Musliu, duke folur për ndikimin rus, theksoi se Kremlini në Ballkan, duke përfshirë edhe Maqedoninë, përdor dy narrative – njëra i drejtohet të krishterëve ortodoksë dhe tjetra shqiptarëve, të cilët i paraqet si faktor destabilizues në rajon. Ai theksoi se Kremlini arrin të përdorë disa ngjarje në favor të tij.

    “Ju kujtohet qershor-korrik?” Kemi pasur protesta të dhunshme, të cilat synonin ripolarizim, destabilizimin dhe krijimin e tensioneve ndëretnike dhe intra-etnike. Në fushatën e dezinformimit dhe protestat që u përfshinë? Të njëjtët aktorë që u përfshinë në fushatën kundër Marrëveshjes së Prespës. Më lejoni t’ju kujtoj lëvizjen Bojkotoj dhe liderin e asaj fushatë. Narrativa ishte e njëjtë – identiteti maqedonas, gjuha, njerëzit e kështu me radhë janë të kërcënuar”, u shpreh Erold Musliu – Agjencia e Inteligjencës.

    Në forum foli edhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop, sipas të cilit që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor është vërejtur rritje e dezinformatave, përmes të cilave ushqehen narrativi kundër Perëndimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Universiteti i Tetovës: Kemi krijuar kushte të barabartë për të gjithë kandidatët për rektor

    Lajmi i rradhës

    Brashnarska: RMV t’iu mundësojë refugjatëve të punojnë në vend, sipas ligjeve pozitive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë