Shumë të pastrehë në Maqedoni – pa dokumente personale

    Vendi ynë nuk ka një regjistër ku duhet të bëhet evidentimi i personave të pastrehë dhe kjo bën që institucionet të mos dinë saktë se sa është numri i qytetarëve që nuk mund të përballojnë gjërat më elementare për jetesë, madje as kujdesin shëndetësorë. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur një individ i caktuar është i pastrehë që nuk posedon dokument identifikimi. Toni Stankovski, pjesëtar i njërës nga shoqatat qytetare të kyçura në projektin “Kujdesu”, thotë se synimi i tyre nuk ka qenë vetëm strehimi  i të pastrehëve, por gjithashtu  edukimi i tyre se si të sillen në  një ambient të ri, të mësohen me shprehitë për ruajtjen e higjienës dhe gjithashtu të atyre u ofrohet ndihmë për nxjerrje të dokumenteve.

    “Si organizatë nisëm në proces  në kuadër të këtij projekti “Kujdesu”, sepse mund ta bënim atë në një mënyrë më gjithëpërfshirëse duke i sistemuar nëpër dhoma nëpër baraka dhe u japim mbështetje. Gjithashtu u japim ndihmë për nxjerrjen e dokumenteve dhe përfitimin e të drejtave. Në vitin 2022 kemi nxjerrë dokumentet për 11 persona dhe përpiqemi që atë numër ta rrisim. Jo të gjithë personat pa dokumente mund ta ndjekin vet atë procedurë, sepse ose nuk janë të edukuar ose nuk janë mjaftueshëm të informuar, deklaroi Toni Stankovski, Shoqatë qytetare.”

    Më shumë se një mijë persona në vend nuk kanë mundur të përballojnë kujdesin shëndetësorë. Ky projekt zbatohet tashmë dy vjet në Maqedoninë e Veriut dhe financohet nga institucionet shëndetësore austriake.

    “Përmes këtij projekti janë përfshirë më shumë se 1200 persona. Është shumë me rëndësi  që të kemi një qasje të integruar në gjithë këtë. Kjo do të thotë koordinim nga institucionet shtetërore së bashku me organizata të ndryshme humanitare që veprojnë në atë fushë, duhet të përpiqemi të gjithë që t’u ndihmojmë atyre personave,” tha Spase Spasov, “Take Care”.

    Sipas të dhënave të Platformës maqedonase, në 2020 kishte rritje minimale të varfërisë krahasuar me vitin 2019. Për dy vitet e fundit ende nuk ka të dhëna. Por sipas analizave në terren, njerëzit janë më të varfër se në vitet e kaluara. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Brashnarska: RMV t’iu mundësojë refugjatëve të punojnë në vend, sipas ligjeve pozitive

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Radevi të merret me reformat në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë