Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga Covid-19

    Britania e Madhe ka rifreskuar listën e vendeve të rrezikshme nga COVID-19 dhe në këtë listë nuk figuron më Kosova.

    Largimi i Kosovës nga lista me vendet e rrezikshme nga coronavirusi ka ardhur pas rënies së rasteve të infektimit në Kosovë.

    Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka publikuar listën me 30 vende që paraqesin rrezik nga COVID-19.

    Këtë listë mund ta gjeni këtu.

    Ndryshe, në vend ka rënë numri i të infektuarve me coronavirus. Në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes dhe 41 raste pozitive.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së mund të udhëtojnë në 145 vende pa pasur nevojë për vizë

    Lajmi i rradhës

    Reagon ASHMAA: Është e ndaluar pjesëmarrja e fëmijëve në reklama politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë