Britania e Madhe me rritje të çmimit të energjisë elektrike

    Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar bëri të ditur se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror.

    Ky ndryshim do të rëndojë miliona familje që në të njëjtën kohë po përballen me rritje tjera të çmimeve.

    Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Energjisë Elektrike, e njohur si “Ofgem”, tha se kufiri i ri i çmimit – shuma maksimale që furnizuesit e gazit mund të ngarkojnë klientët – do të rritet rreth 830 euro në vit në shumicën e pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga muaji prill.

    Kjo do të bëjë që fatura vjetore për konsumatorin mesatar të shkojë deri në rreth 2350 euro. Vendimi mund të prekë 22 milionë familje në të gjithë vendin.

    Njoftimi për shtrenjtim të çmimit të energjisë rritë edhe më shumë një krizë të kostos së jetesës në Mbretëri të Bashkuar, ku kostot e ushqimit janë rritur vazhdimisht dhe një rritje e taksave do të hyjë në fuqi në muajin prill, raporton ap.

    Banka e Anglisë gjithashtu ngriti sërish normat e interesit të enjten nga 0.25 për qind në 0.5 për qind për të luftuar rritjen e çmimeve të konsumit.

    Inflacioni në vend është në nivelin më të lartë në dekada, duke qëndruar aktualisht në 5.4 për qind në dhjetor.

    Banka qendrore ka paralajmëruar se mund të rritet në 6 për qind në prill. Disa analistë parashikojnë se inflacioni mund të arrijë në 7 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Fluturimi i parë Sofje-Shkup do të realizohet më 11 shkurt

    Lajmi i rradhës

    Petrov: Aksidenti në Bullgari, fajtor shoferi i autobusit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë