Petrov: Aksidenti në Bullgari, fajtor shoferi i autobusit

    Foto: BTA

    Hetuesi bullgar, Mlladen Petrov në një deklaratë për BTV tha se sipas gjitha rezultateve, shoferi i autobusit është fajtori për aksidentin tragjik në autostradën “Struma”, ku jetën humbën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

    “Është vërtetuar pa mëdyshje – nga provat dhe ekspertiza se tragjedia në autostradën “Struma” është shkaktuar nga sjellja e shoferit. Vetëm veprimi i tij është arsyeja që kjo situatë të ndodhë dhe të kthehet në një aksident që përfundon me një rezultat të këtillë”, tha mes tjerash Petrov.

    Sipas tij, ekspertiza ka konstatuar se përfundimisht nuk ka pasur lëndë djegëse në autobus.

    “Në situatën konkrete, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e murit mbrojtës ka sjellë depërtim dhe shkatërrim të elementeve strukturore, ngjeshje të rezervuarit, ngjeshje të përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shpërndarje të bollshme të shkëndijave të shkaktuara nga fërkimi, i cili ka arritur temperaturën dhe presionin e kërkuar për ndezjen e karburantit”, tha Petrov.

    Lidhur me spekulimet se incidenti është udhëhequr nga sinjalizimi i dobët në autostradën Struma, Petrov shtoi se dukshmëria ka qenë në rregull.

    “Vërtet, shenja horizontale, shenja anësore, pak janë zbehur, por nuk janë të padukshme. Mesi, vija qendrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme”, pohoi hetuesi Petrov./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Britania e Madhe me rritje të çmimit të energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Përgjigjja e Shqipërisë për Rusinë në përgjigjen e SHBA dhe NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë