Buxheti i komunës, Kasami: I gjithë buxheti shkon për paga dhe përmbaruesë

    I ftuar në emisionin Klan Debat, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në menaxhimin me mbeturinat në Tetovë kanë shfaqur interesim investitorë nga Austria dhe Zvicra.

    “Ky investim që do të kap vlerën e më shumë se 20 milionë euro do të zgjidh problemin dekadësh të Tetovës me menaxhimin me mbeturinat”, u shpreh Kasami.

    Në emisionin Klan Debat, kryetari i partisë Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i komunës Bilall Kasami foli edhe për buxhetin e komunës. Ai tha se i gjithë buxheti shkon për paga dhe përmbarues.

    Organizata joqeveritare ‘Space’ akuzuan Kasamin për hapsirat publike, përgjigjet Kasami

    Organizata jo-qeveritare ‘Space’ e cila i shfrytëzon hapësirat e ish-radio Tetovës në Tetovë në emisionin Klan Debat drejtpërdrejtë pyetën kreun e Tetovës, Bilall Kasami se përse nuk mund ti shfrytëzojnë hapsirat publike që kanë për momentin ku për të njejtat kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me komunën që vlen deri në vitin 2024.

    Kërkuan nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami që të mos largohen nga hapsirat pasi nuk janë uzurpues të pronës.

    Ndaj kësaj kërkese Bilall Kasami tha se për shfrytëzimin e pronave komunale vendos këshilli komunal, pra nuk është kompetencë e kryetarit të komunës që të jep leje dhe sipas Kasamit komuna e Tetovës ka marrë përsipër tu siguroj hapsira por në memorandum nuk shkruan cilat hapësira.

    ”Më vjen keq se si këta të rinjë dikush i ka mësuar të uzurpon këto hapsira publike”, tha Kasami.

    Pas debatit që u zhvillua sonte ne Klan Debat mes kreut të Komunes së Tetovës, Bilall Kasamit dhe Komunitetit “Hapësira socio-kulturore në Tetovë” e njohur si Space, kanë reaguar sërish këto të fundit edhe atë me nje shkrim në rrjetet sociale.

    “Pas letrës fyese, sonte ka vazhduar ofendimi ku kryetari i komunës aktivizmin e vullnetarëve dhe mirëmbajtjes tonë të hapësirës publike me organizmin e qindra ngjarjeve kulturore: kinema të improvizuar, punëtori artistike, diskutime publike për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe gjallërimin e jetës rinore e quan UZURPIM (“rrëmbyerje në mënyrë të paligjshme e të drejtave të dikujt duke përdorur dhunën a dredhinë”). Kjo është fyerje publike për punën 4 vjeçare të vullnetarëve! Në vazhdim ju ftojmë ta ndiqni videon e shkurtër se si ka qenë gjendja e hapësirës në 2018, që ta dinë të gjithë se sa mund është dhënë për të krijuar Hapësirën PUBLIKE funksionale për të gjithë, dhe jo me dyer të mbyllura dhe procese administrative tipike, por që ju takon qytetarëve. Nëse nuk do ta ringjallnim NE këtë hapësirë (dhe ta përsosim revitalizimin e saj në formë vullnetare), që për 10 vite ka qenë një gërmadhë, sa kohë investim do t’i duhej administratave komunale” – thuhet ne reagimin e tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i raportimeve për vjedhje të drunjve në Radovish

    Lajmi i rradhës

    OKB-ja me inspektime bërthamore pas pretendimeve ruse për “bombat ndotëse”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë