Çadikovski: Dezinformatat më së shumti i përhapin politikanët

    Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski në “ClickPlus” në TV21 theksoi se hulumtimet tregojnë se përhapësit kryesorë të lajmeve të rreme janë politikanët dhe shtetet, përcjell Nistori.

    “Është e njëjta gjë me luftën në Ukrainë, por është gjithashtu rasti në kontekstet lokale ku përhapësit kryesorë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme janë politikanët. E shihni se si transmetohen deklaratat e deputetëve, të politikanëve, të disa njerëzve që thonë gënjeshtra me lehtësi dhe pastaj e transmetojnë atë media.” – deklaroi Çadikovski.

    Filip Stojanovski nga “Metamorfozis” shtoi se hulumtimet kanë treguar se mashtrimet online janë në rritje dhe se është një formë e dezinformimit që nuk është politik, por komercial. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zdravkovski: Mungesa e kuorumit për ligjet e rëndësishme është lëshim i qeverisë

    Lajmi i rradhës

    SHQIPTARËT QË KALUAN TESTIN NUK JANË BDI, DO TË ANULOHET SHPALLJA PËR KONTROLLET E FLUTURIMEVE AJRORE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë