Çdo familje në RMV nga dy-tre vetura!

    Viteve të fundit në komunën e Dibrës ka një rritje rapide të automjeteve. Në këtë drejtim ka një ndikim të madh rritja e standardit të një pjesë të mirë të popullatës por edhe tregu i lirë për të blerë automjet nga vendet e tjera të Evropës. Rrugët e Dibrës janë përplot me automjete dhe faktikisht nuk mund të gjesh familje pa automjet. Dikur kur në Dibër me gishta numëroheshin familjet që kishin automjetet, sot pothuajse pjesa më e madhe e familjeve kanë automjetet dhe një pjesë e tyre edhe nga dy- tre. Domethënë çdo anëtarë nga një automjet.

    Në bisedën që patëm me përfaqësues të institucioneve të kësaj sfere u informuam se aktualisht në komunën e Dibrës dhe në komunën rurale Qendër Zhupë ka mbi 4 mijë automjete private. Është ky një numër shumë i madh në krahasim me numrin e përgjithshëm të banorëve.

    Në rrugët e Dibrës sot mund të vërehen shumë automjete, gjë që nuk ka qenë kështu më parë. Pjesa më e madhe e tyre janë automjete të llojeve-mercedes, golf, pezho, mazda, dhe të tjera. Janë automjete kryesisht të blera në tregun e jashtëm nëpërmjet kompanive të ndryshme.

    Kompanitë të cilët merren me shitblerjen e automjeteve thonë se dibranët kryesisht blejnë automjet nga tregu gjerman, zviceran dhe italian. Duke marrë parasysh se Dibra karakterizohet me mërgimin pothuajse e çdo familje ka të afërmit e tyre në shtete të Unionit Evropian. Kjo situatë shfrytëzohet nga dibranët të cilët udhëtojnë jashtë vendit dhe blejnë automjete të shtrenjta për pak para. Paguajnë doganën dhe përsëri janë të kënaqur me kualitetin e automjeteve në krahasim me çmimin që kanë paguar. Këto ditë nga Gjermania në qytetin Munih automjete kanë blerë dibranët Rasim.Sh, dhe Valon.M. Biseduam rreth blerjes së automjeteve me ata dhe na informuan se të dy kanë ble automjete të tipit golf. Rasim.Sh thotë se ka blerë golf 5. Atë e ka ble vetëm për 3 mijë e 500 euro dhe së bashku me pagesën e doganës siç thotë ai gjithsej ka harxhuar 4500 euro.

    “Nëse këtë automjet e bleja në tregjet vendase sigurisht që duhej të harxhoj më shumë para”, thotë Rasimi. Valoni në Gjermani ka ble golf 7. Edhe ai është i kënaqur nga automjeti që tani më ka sjell në Dibër. “Jam shumë i kënaqur meqë gjithsej harxhova afro 7 mijë euro”, thotë ai.

    Kështu ndodh me shumë dibranë të cilët kanë siguruar automjete nga tregu evropian.

    Në Dibër mund të shihen edhe automjete të sjellura edhe nga SHBA. Ka automjete me targat e Nju Jorkut, Nju Jersit, Arizonës por edhe të Alaskës. Duke marr parasysh numrin e madh të dibranëve që jetojnë në SHBA ndodh shpesh herë që të afërmit e dibranëve që janë në diasporë në Amerikë t’ju sjellin automjete gratis vëllezërve, motrave dhe familjarëve të tyre që jetojnë në vendlindje. Dibra faktiksiht ka ndryshuar kualitetin e automjeteve meqë më parë nëpër rrugët e Dibrës mund të vëreheshin automjete të blera para 20 viteve. Sot automjetet në pjesën më të madhe janë me afate nga viti 2015, 2016, etj.

    Kur jemi tek numri i automjeteve dhe kualiteti i tyre, stacionet teknike që veprojnë në Dibër thonë se rrallë mund të ndodh që të vijë në stacion teknik në ndonjë automjet me probleme. Dibranët vozisin automjete të cilët kanë një kualitet të lartë dhe pa probleme teknike, thonë burimet e njëjta. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kujt i marrin më shumë borxh shqiptarët?

    Lajmi i rradhës

    Pollogu, një bankomat për 20 mijë banorë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë