Çdo hotel dhe restorant në Ohër kërkon kuzhinier dhe punonjës dhome

    Në Ohër mbërritën 180 turistët e parë holandez. Deri në fillim të tetorit, më shumë se 18 000 të ftuar nga Holanda dhe Britania e Madhe do të qëndrojnë përmes një operatori turistik. Por kur numri i turistëve rritet, objektet gastronomike në Ohër përballen me mungesë të personelit për shkak se numër i madh i të rinjve shkojnë për punë në bregdetin kroat. Sipas të dhënave të MPB-së së Kroacisë për punë kanë aplikuar mbi 4000 qytetarë të Maqedonisë, që është 60 % më shumë se vitin e kaluar.

    “Kemi frikë se mungesa e personelit mund të ndikojë në cilësi, por me forcat që kemi do të mundohemi të japim maksimumin. Mendoj se akomodimi është hallka jonë më e dobët në këtë zinxhir. Unë gjithmonë them, në Maqedoni, mos kërkoni hotel me pesë yje, por do të merrni aktivitete me pesë yje”, tha Vasko Kocirov- operator turistik.

    Mungesa e stafit do të plotësohet me gjimnazistë dhe pensionistë. Por për drejtorin e Agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit, Lupço Janeski, kjo nuk ka qenë problem.

    A shqetësoheni për cilësinë e shërbimit që do të ofrohet këtë verë?

    “Nuk më shqetëson, sepse vlerësoj se do të jetë në nivel më të lartë se rajonet e tjera”, tha Lupço Janevski – drejtor i Agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit.

    Pothuajse nuk ka hotel apo objekt gastronomik që nuk kërkon kuzhinierë, kamerierë, banakierë ose personel tjetër. Edhe këtë vit pritet që të ketë 3.2 milionë prenotime dhe më shumë se gjysmë miliardë dollarë në industrinë e turizmit. Mysafirët do të jenë kryesisht nga Turqia, Polonia, Serbia dhe Holanda. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkollat në shumë rajone të RMV mbeten të zbrazëta, ulet numri i nxënësve

    Lajmi i rradhës

    Asgjë konkrete në protokollet e MASh-it sa i përket dhunës nëpër shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë