Salihi: Vetëm ndryshimet ligjore mund të ndalojnë marketingun e aktorëve politik

    Fushata e parakohshme zgjedhore dhe keqpërdorimet e institucioneve shtetërore për interesa partiake, sipas ish anëtarit të KSHZ-së Enver Salihi, mund të parandalohet vetëm përmes ndryshimeve të neneve përkatëse të Ligjit për parandalimin e korrupsionit.

    “Fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore sipas NGO Justice është një akt i cili nuk duhet të kryhet nga ana e aktorëve politikë dhe mendojmë se me këtë keqpërdoret neni 34 i ligjit për parandalimin e korrupsionit ku thuhet se nuk guxon të promovohen projekte të reja të infrastrukturës dhe projekte tjera por vetëm se projektet që janë realizuar me programin e viti paraprak dhe mendoj se në të ardhmen ky nën duhet që të ndryshohet dhe duhet që të ndalohet plotësisht, që nga ,shpallja e zgjedhjeve që të mos promovohet asnjë projekt, që në të ardhmen mos të keqpërdoret ky nen i Ligjit për parandalimin e korrupsionit”, deklaroi Enver Salihi, ish anëtar i KSHZ-së.

    Ditëve të fundit evidente është promovimi i shumë projekteve, në shumicën prej të cilave vërehet prezenca e funksionarëve të lartë shtetëror, përfshi edhe ministrat por dhe vetë kryeministrin.

    “Kjo më shumë përbën në moralin e aktorëve politikë, dhe për këtë besoj duhet që të propozohen ndryshime të Ligjit që në të ardhmen mos të bëhet kësilloj marketingu nga ana e aktorëve politikë të cilët janë në qeveri”, deklaroi Enver Salihi, ish anëtar i KSHZ-së./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ceremonia e fronëzimit të klerikut u këndua: Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë (VIDEO)

    Lajmi i rradhës

    Interesim i lartë dhe pritje të gjata në pikat e vaksinimit në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë