Çështja e librave në RMV mund të përfundojë në gjykatë

    Mungesa e librave dhe justifikimi se janë në proces publikimi nuk përligjin në asnjë formë fillimin e një viti shkollor me mangësi të theksuara. Komisioni për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi konstaton shkelje nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mospërmbushje të rekomandimit të dhënë që para fillimit të vitit shkollor të sigurohen tekstet shkollore për të gjitha lëndët, për të gjithë nxënësit, në të gjitha gjuhët që mësohen në shkolla. Konkluzioni i Komisionit është se Ministria e Arsimit nuk e ka eliminuar diskriminimin e konstatuar, por këtë vit ai është në përmasa më të mëdha në krahasim me atë që ka përcaktuar Komisioni në qershor 2023. Ky mund të jetë rasti i parë që Komisioni të ngre një padi, vendimi do të jepet gjatë kësaj jave.

    “Ofrimi i arsimit cilësor është një çështje e të drejtës individuale dhe është një përgjegjësi sociale në të gjitha nivelet. Mbrojtja më e lartë kundër diskriminimit i takon gjyqësorit. Komisioni ka obligim të iniciojë një raport, por këtu përfshihen një numër i madh nxënësish që kanë mbetur pa libra, si mjet parësor për marrjen e njohurive. Kemi të bëjmë me një diskriminim të strukturuar. Komisioni ka të drejtë të iniciojë padi kundër institucioneve publike që nuk e kanë eleminuar diskriminimin e konstatuar”, thotë Bendevska.

    Në raportin e dorëzuar nga MASH në KPMD ceket se nga klasa e parë deri në klasën e nëntë nevojiten 126 tekste të ndryshme, për lëndë të ndryshme në disa gjuhë. Prej tyre, madje 43 ose 34 për qind mungojnë në fillim të vitit akademik. Për klasën e gjashtë, që këtë vit nisin punën sipas konceptit të ri, mburren me 10 tekste për dhjetë lëndë, ka thënë kryetraja e Komisionit, Vesna Bendevska. Tekstet për të gjitha lëndët do të kenë vetëm nxënësit e klasës së parë dhe të dytë. Nxënësit e klasave të treta e nisin vitin shkollor pa një tekst të vetëm për të gjitha lëndët e detyruara, pasi shtypja, përkthimi dhe shpërndarja janë në proces.

    “Mund të supozojmë se për çfarë periudhe do të kryhet dhe MASH, këtë e quan fazë finale” thotë Bendevska. Teksti i gjuhës serbe, nga ana tjetër, nuk ka miratimin e Komisionit dhe nuk do të ketë as libër matematike, nuk është shpallur thirrja publike. Libër të maqedonishtes nuk do të ketë për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe boshnjake, nga klasa e katërt, e pestë, e gjashtë, pasi sipas MASH autorët që kanë aplikuar kanë qenë joadekuat. Nxënësit e klasës së pestë nuk do të kenë një tekst të shkencave shoqërore dhe të historisë, ndërsa klasat e 7, 8 dhe 9 do të përdorin tekstet e vjetra, përveç tekstit të gjeografisë, për shkak të çështjeve të transferimit të të drejtës së autorit.

    “Gjithsej 20 tekste të gjuhëve të huaja për të gjitha klasat nuk kanë ende miratim për përdorim nga Shërbimi Pedagogjik, dhe janë në një fazë të avancuar vlerësimi. Ai zgjat nga 20 ditë deri në tre muaj, kështu që nuk mund të supozohet se kur do të ketë tekste shkollore“, thotë Bendevska.

    Viti i ri shkollore filloi me mungesë të librave, gjë të cilën MASH e paraqiti si një proces që do të kompletohet brenda muajit shtator.

    Lajmi Paraprak

    Sa janë të sigurta pishinat në RMV, flet mjeku Davidovski

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Zor me opozitën “hermetike”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë