Çfarë bëri Qeveria e re në njëqind ditët e para?!

    LSDM thotë se njëqind ditët e para të mandatit të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i kaloi në punë të përgjegjshme dhe tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.

    “Janë marrë masa në kohë dhe efikase për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në javët e para e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe sipas afateve ligjore do të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët. Përmes dialogut social u dakorduam për një metodologji të re me të cilën pensionet nga shtatori do të rriten me përqindje rekord. Për t’u përballur me pasojat e krizës, siguruam mbështetje shtesë financiare prej 1000 denarë për familjet e rrezikuara sociale dhe pensionistët për një periudhë tre mujore. Kemi ulur akcizat dhe TVSH-në për derivatet e naftës dhe kemi hequr TVSH-në për produktet bazë, sot një familje mesatare kursen rreth 4000 denarë për shkak të uljes së shpenzimeve për ushqim, karburant dhe rrymë. Të gjitha këto vendime shtetërore janë marrë nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM në 100 ditët e para të mandatit për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, vazhdojnë reformat në të gjithë sektorët e rëndësishëm për integrimin tonë evropian, të rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që mbrojnë standardin e qytetarëve”.

    Lajmi Paraprak

    RMV shënon rënie të numrit të të punësuarve në industri

    Lajmi i rradhës

    Zbehen shpresat për vazhdimin e bisedimeve Ukrainë-Rusi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë