RMV shënon rënie të numrit të të punësuarve në industri

    Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të punësuarve në industri për 2.5 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

    “Numri i punëtorëve në muajin mars 2022, krahasuar me muajin mars të vitit 2021, shënoi rënie në sektorin Miniera dhe gurore për 3.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 1.4 %, dhe në sektorin Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.7 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në mars të muajit të kaluar është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 3.2 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

    “prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2022, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 9.7 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.1 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rritje për 8.7 %”, sqarojnë nga Enti.

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Ka një lloj krize në politikën e zgjerimit të BE-së

    Lajmi i rradhës

    Çfarë bëri Qeveria e re në njëqind ditët e para?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë