Çfarë e bashkoi Zejdin me Ahmetin?

    E kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, në TV21 tregoi arsyen se çfarë e bashkoi me BDI-në e Ali Ahmetit. Ai tha se rrugëtimet politike janë procese të rënda.

    Gazetari: Çfarë ju bashkoi me zotëri Ahmetin, sepse më herët dihet që keni pasur edhe dallime edhe kritika ndaj tij?

    “Rrugëtimet politike janë procese të rënda. Nuk janë procese që kanë të bëjnë me çështjet ditore por kanë të bëjnë me rrugëtime afatgjate dhe synime të cilat konsiderohej se përparësi i jep ardhmërisë së shoqërisë, të rinjve, para egos personale. Është e vërtetë që karrierën time 9 vjeçare , prej themelimit të Besës, deri më sot kam kaluar duke qenë opozitar i BDI-së dhe për asnjë vepër nuk jam pishman, e kam besuar atë që e kam thënë, qëndroj pas çdo fjalie që e kam thënë atëherë. Këtë rrugëtim, që e kemi marrë bashkë me BDI-në, në këtë rast në Frontin Europian, jam këtu sepse e besoj, dhe nuk do bëhem pishman as sot, as nesër, sepse e besoj që ky front e ka kapacitetin e vet edhe politik edhe menaxhues”, tha Rexhepi.

    Ndryshe, Skender Rexhepi Zejdi njihet si mjaft i zëshëm kundër politikave të BDI-së dhe vet Ali Ahmetit. Dy vjet më parë, nga një tubim në Çair, Zejdi kishte thënë se Ali Ahmeti dhe BDI ideologjikisht e kanë vendin në Beograd apo Moskë.

    Lajmi Paraprak

    Iftari

    Lajmi i rradhës

    Pse kompanitë nga RMV kanë vështirësi të përfitojnë nga tregu i NATO-s?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë