Çfarë pasurie ka deklaruar Trajçe Pelivanov, i cili po zëvendëson Vilma Ruskovskën?!

    Këshilli i prokurorëve publikë emëroi prokurorin Trajçe Pelivanov si zëvendësim të përkohshëm të kryetares së suspenduar të Prokurorisë Publike për ndjekje e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

    eMagazin shikoi listën anketuese të tij që ia ka dorëzuar Antikorrupsionit kur u bë prokuror në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Çfarë pasurie ka deklaruar?

    Sipas fletës së anketimit, në emër të tij ka paraqitur një tokë ndërtimore në Kavadar, e cila është dhuratë.

    Si pronë të përbashkët, ka paraqitur një banesë në Shkup prej 90 metrash katrorë në vlerë prej 6,9 milionë denarë.

    Në emër të bashkëshortes ka regjistruar tokën bujqësore në Kavadar, e cila është dhuratë dhe veturë Mazda 2.

    Siç informon Këshilli, Ruskovska është përkohësisht e larguar nga funksioni i saj pasi që po udhëhiqet procedurë dhe siç thonë nga Këshilli, pasi bëhet fjalë për prokurori ku ka krim të organizuar serioz nuk duhet të lihet pa udhëheqës.

    Prokurori publik republikan, në bazë te nenit 81 nga Ligji për Prokurori Publike, ka miratuar vendim me të cilin është larguar nga funksioni shefja së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, derisa vijon procedura e ngritur pas paraqitjes së drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi për bastisjen e 18 korrikut në hapësirat e Policisë Financiare. Këshilli i Prokurorëve Publik, javën e kaluar e ka refuzuar ankesën e Ruskovskës si të pabazë dhe e ka konfirmuar suspendimin e saj.

    Lajmi Paraprak

    ​Ronaldo gjithnjë e më afër Napoli-t

    Lajmi i rradhës

    Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalesën e vizave për rusët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë